Islami, fe e paqes, nuk e lejon terrorizmin. Allahu thotë në Kur’an:

“Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë” . (Kur’an, 60:8)

Profeti Muhamed a.s i ka ndaluar ushtarët nga vrasja e grave dhe fëmijëve, dhe i këshillonte ata: {…Mos tradhtoni, mos e teproni, mos vrisni një fëmijë të porsalindur.} Dhe ai gjithashtu tha: {Çdokush që vret një njeri që ka marrëveshje me muslimanët nuk do ta ndiejë aromën e Xhennetit, edhe pse ajo ndihet në një hark kohor prej dyzet vitesh.}

Gjithashtu Profeti Muhamed a.s  e ka ndaluar ndëshkimin me zjarr.

Ai e ka radhitur vrasjen si mëkatin e dytë prej gjynaheve të mëdha dhe madje ai  paralajmëroi njerëzit që në Ditën e Gjykimit, {Rastet e para që do të gjykohen midis njerëzve në Ditën e Gjykimit do të jenë ato mbi gjakderdhjen.}

Muslimanët nxiten që të tregohen dashamirës me kafshët dhe e kanë të ndaluar që t’i dëmtojnë ata. Pasi Profetit Muhamed a.s ka thënë: {Një grua u dënua për shkak se ajo burgosi një mace deri sa ngordhi. Për shkak të kësaj, ajo u dënua në Xhehenem. Ndërkohë që ajo e burgosi macen, nuk i dha ushqim apo pije, dhe as që e la të lirë atë për të ngrënë insektet e tokës.}

Ai gjithashtu tha se një njeri i dha të pijë një qeni shumë të etur, kështu që Zoti i fali mëkatet e tij për këtë veprim.Profeti a.s u pyet, ” I Dërguar i Allahut, a shpërblehemi për mirësinë që tregojmë ndaj kafshëve?”  Ai tha:{Ka një shpërblim për mirësinë që tregojmë ndaj çdo kafshe të gjallë ose njeriut .}

Përveç kësaj, ndërkohë që marrim  jetën e një kafshe për ushqim, muslimanët janë të urdhëruar për të bërë këtë në një mënyrë që shkakton sa më pak frikë dhe vuajtje të jetë e mundur. Profeti Muhamed a.s ka thënë:{Kur ju therni një kafshë, bëjeni këtë në mënyrën më të mirë. Duhet të mprehni thikën më parë për të zvogëluar vuajtjet e kafshësve.}

Në dritën e këtyre dhe tekstet e tjera islame, akti për nxitje terror në zemrat e civilëve të pambrojtur, shkatërrimin në masë të ndërtesave dhe pronave, bombardimet dhe gjymtimi i njerëzve të pafajshëm, gra dhe fëmijë janë të gjitha të ndaluara dhe akte të neveritshme sipas Islamit dhe muslimanëve. Muslimanët ndjekin një fe të paqes, mëshirës, dhe faljes, dhe pjesa më e madhe nuk kanë të bëjnë me ngjarjet e dhunshme që disa i kanë lidhur me muslimanët. Nëse një individ musliman  ka qenë për të kryer një akt të terrorizmit, ky person do të jetë fajtor për shkelje të ligjeve të Islamit.

Perktheu: Jonida Vishkurti (Hoxha)

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.