Autoritetet e një spitali në Londër kanë treguar “bilancin” e një sulmi islamofob ndaj dy grave me shami, të cilat u sulmuan në një stacion treni, ku njëra prej tyre u la me brirë të thyera dhe gjakderdhje të brendshme.

“Ky është çmimi i mbajtjes së shamisë në rrugët e Londrës”, shkruan britanikja The Independent, duke publikuar pamjet e momentit të kapjes se te dyshuarës, pamje të siguruara përmes kamerave CCTV.

Gratë janë sulmuar në pasditen e 23 gushtit, tek po kalonin në një stacion treni në perëndim të Londrës.

Policia rrugore britanike tha se gratë, njëra nga to rreth të gjashtëdhjetave, dhe tjetra rreth te tridhjetave, u sulmuan si verbalisht ashtu edhe fizikisht.

Një grua që dyshohet të jetë agresore është marrë në intervistim nga policia, por detaje të mëtejme nuk janë dhënë ende.

Megjithatë, këto janë vetëm dy nga dhjetëra sulme të motivuara nga urrejtja racore/fetare.

Analistët thonë se veprimeve të tilla u japin krah deklaratat jo mirëpritëse ndaj të huajve, dhe jo pak edhe ato nga figura politike, pa përjashtuar as kryeministrin.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.