Nga Ganimete Ademi

Po binte shi, Gezimi si Çdo ditë ishte ulur në park dhe po e priste motrën që të kthehej nga shkolla. Herë ulej dhe herë ngrihej nga ajo ulëse që tash e sa kohë e kishte lidhur për vete. Me të ardhur motra me me shpejtësinë më të madhe i zbathnin këpucët e grisura dhe i ncërronin çorapet. Si rrufeja Gëzimi nisej për në shkollë, ndërkohë që motra pushonte pak në atë vend që ishte bërë vendtakimi i tyre i përditshëm për disa muaj me radhë.

Kur kthehej nga shkolla ishte shumë i lumtur për sukseset e tija, këpucët e grisura dhe Çorapet e motrës nuk ia thyenin zemrën por vazhdonte plot shpresë se një ditë do ta shoh veten nën petkun e bardhë me mbishkrimin dr. Gëzimi…

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.