Firma franceze më e madhe në botë i mallrave sportive Decathlon ka hequr dorë nga planet për të shitur një hixhab për gratë vrapuese në Francë pas një debati publik të madh.

Firma tha se kishte vendosur të pezullonte produktin pas “një vale fyerjesh” dhe “kërcënimesh të papara”. Kompania tha se kishte marrë 500 telefonata dhe postë elektronike me ankesa në lidhje me “hixhabin e saj”, madje disa prej personelit nëpër dyqane janë fyer, deri aty sa janë kërcënuar fizikisht.

Politikanët francezë thanë se “hixhabi për vrap” kundërshtonte vlerat laike të vendit dhe disa ligjvënës sugjeruan një bojkot të markës. Decathlon fillimisht vendosi të mos biente pre e kërcnimeve, dhe ky proddukt tashmë është në shitje në Marok.

Ministri i Shëndetësisë Agnès Buzyn tha se megjithëse një produkt i tillë nuk është i ndaluar në Francë, “përfaqëson disa gra me të cilat nuk pajtohem. Unë do të preferoja që një firmë franceze mos ta promovonte shaminë”.

Zëdhënësi i partisë La République en Marche të Presidentit Emmanuel Macron, Aurore Bergé gjithashtu komentoi në Twitter, duke sugjeruar një bojkot. “Zgjedhja ime si grua dhe qytetare franceze është të mos besoj më tek një firmë që shkëputet nga vlerat tona,” tha ajo.

Duke iu përgjigjur zonjës Berge në Twitter, Decathlon tha: “Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’u ofrojmë grave që vrapojnë një hixhab të përshtatshëm, pra një produkt sportiv”

Më vonë, gjiganti i produkteve sportive tha, se duke hequr dorë nga vendimi i tyre, donte të rivendoste paqen pasi reagimi “i dhunshëm” “shkoi përtej dëshirës sonë për të përmbushur nevojat e klientëve tanë”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.