Nga Yasir Qadhi

Tashmë, shumica prej nesh mund të kenë dëgjuar (dhe fatkeqësisht mund dhe ta kenë parë) serialin të fiaskos së fundit në Netflix, ‘Cuties’. Seriali tregon historinë të jetës reale të një vajze muslimane 11 vjeçare nga një familje konservatore e cila zbulon se talenti i saj është heqja e rrobave të saja modeste dhe veshja e pantallonave të shkurtra për të hyrë në një grup kërcimi
që përfundimisht arrijnë të jenë pjesë e konkursi të famshëm vallëzimi. Vetë filmi shfaq herë pas here skena shumë të seksualizuara vallëzimi nga vajzat në moshë puberteti para-adoleshencial të veshura shumë shkurt dhe shumë ngushtë, dhe gjithashtu tregon (jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë) vajzën muslimane duke nxjerrë një fotografi të zonës së saj intime
dhe duke e ngarkuar atë në rrjetet sociale.
Filmi ka nxitur shumë polemika, prej shumë (jomuslimanë dhe muslimanë) të cilët e kanë vlerësuar si një nxitës i pedofilisë dhe si seksualizimin e fëmijëve të vegjël.
Më duhet ta pranoj: duke lëvizur lartë e poshtë në Facebook këto ditët e fundit, për fat të keq shumë njerëz kanë ngarkuar klipe nga filmi të cilat nuk munda mos t’i shoh. Se si arrijnë ta quajnë këtë art, ose të lejueshme për këdo që ta regjistrojë dhe pastaj ta shikojë, është diçka që nuk mund ta kuptoj dhe nuk do mund ta kuptoj kurrë, sidomos duke qenë prind i dy vajzave.
Ajo që unë dua të theksoj këtu është hipokrizia shumë e qartë e industrisë së argëtimit në veçanti, dhe shumica e disa segmenteve të shoqërisë perëndimore në përgjithësi, në mënyrën se si e trajtojnë seksualizimin.
Me fjalë të tjera: nuk mund t’i kesh të dyja. Nuk mund të promovohet seksualiteti, lakuriqësia dhe shthurjet, dhe ta shesësh atë si një manifestim të feminizmit dhe të glorifikimit të ‘fuqisë së seksualitetit të papërpunuar femëror pasi po rimerr të drejtën e saj’ [kështu shprehej një editorial
i famshëm në lidhje me një video jashtëzakonisht vulgare nga Cardi B], dhe më pastaj të qahesh se vajzat e reja imitojnë këto ideale që promovohen kaq pa turp.
Ose, e thënë ndryshe: pse duartrokitet Miley Cyrus kur dridhet në moshën 19 vjeçare, por konsiderohet krim për të njëjtin veprim shtazarak kur ajo është 15 vjeçe? A ndryshon diçka në mënyrë magjike kur dikush arrin 18 vjetorin e lindjes, në të tillë mënyrë që një ditë më parë diçka të jetë imorale dhe pedofile, dhe të nesërmen të bëhet thelbi i feminizmit? Vlerat që çdo shoqëri u mëson të rriturve janë të njëjtat vlera që fëmijët shohin dhe imitojnë.
Aktet seksuale dhe seksualitetit janë çështje absolutisht private – dhe kështu kanë qenë gjithmonë. Të jesh i përmbajtur në lidhje me veprime të tilla është pjesë e natyrës sonë njerëzore. Modestia është e ngulitur dhe e lindur tek të gjithë ne, dhe këto janë vlerat që të rriturit duhet të promovojnë.
Kjo gjeneratë ende po zbulon efektet e valës së dytë të feminizmit, e cila hapi portat e seksualitetit dhe pornografinë haptazi. Në çdo shoqëri, gjatë gjithë kohës, shtrembërimet dhe devijimet seksuale kanë ekzistuar gjithmonë (dhe kjo përfshin veprime me të të njëjtit seks), por kanë qenë gjithnjë të fshehura, si informacione të vështira për t’u marrë, larg syve të publikut, dhe veçanërisht larg syve të fëmijëve. Kjo është gjenerata e parë në të gjithë historinë njerëzore që ka qasje në më shumë pornografi dhe vulgaritet, me vetëm disa klikime, sesa i gjithë njerëzimi së bashku. Ndërsa shiriti i titrimit ngrihet vazhdimisht, dhe çdo tabu bëhet normale dhe duartrokitet, çfarë tjetër pritet përveç një filmi si ‘Cuties’?

E gjithë kjo nuk është e natyrshme, nuk është e shëndetshme, thjesht nuk është normale. Dhe kjo do të çojë në shumë të këqija: prishja e familjes; ulja e rolit të gruas / nënës; humbja e burrërisë dhe maskuliniteti; rritja e perversiteteve dhe devijimeve seksuale; rritja e krimeve të
dhunës (a nuk po shohim gjithnjë e më shumë raste tronditëse në të gjithë botën, si rasti i fundit në Pakistan?)
Pra, po jam i zemëruar dhe i neveritur me këtë serial të ri. Por unë po përpiqem të shoh realitetin për atë që është: situata do të përkeqësohet akoma më shumë, dhe standardet morale do të vazhdojnë të përkeqësohen siç e kemi parë të gjithë në jetën tonë në mënyrë kaq të qartë, dhe kjo është vetëm çështje kohe (dekada). .? vjet ..?) ku do të shohim parashikimet profetike të çiftëzimeve publike si të gomerëve në rrugë.
Sepse pas gjithë këtij debati publik, dhe pas qindra mijëra peticioneve kundër këtij
programcaioni, dhe pas thirrjeve për bojkot dhe anulimin e kontratave me Netflix, dhe pas të gjitha opsioneve dhe editorialeve kundër këtij emisioni, jo vetëm që Netflix nuk e anuloi programin por përkundrazi, tani është një nga dhjetë serialet më të njohura në të gjithë
platformën.
Ky film pedofilash është një nga filmat më të shikuar në internet. E ardhmja (të paktën në këtë aspekt) duket e zymtë. Ne i kërkojmë Allahut mbrojtje dhe falje,
dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi t’i mbrojmë fëmijët tanë aq sa mundemi edhe kur situata përkeqësohet në përputhshmëri me situatën, dita ditës.
Por më lejoni të përfundoj të paktën në një shënim pozitiv: ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz e shohin ndyrësinë e këtij aspekti modern të kulturës sonë, e vërteta e vlerave tona fetare do të bëhet më e qartë për grupe më të mëdha njerëzsih, siç po ndodh me të vërtetë tani. Pra, edhe
pse dekorohet shtimi i faḥisha-s/degjenerimit dhe jemi të pafuqishëm për ta ndaluar atë, le të mos ndalojmë kurrë së foluri kundër saj dhe t’u demonstrojmë të tjerëve se pastërtia e besimit, pastërtia e sjelljes dhe pastërtia e mirësjelljes janë të lidhura të gjitha së bashku, sepse në të vërtetë, “…turpi është prej imanit.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.