Unë jam Vajada Keçi dhe ky është një shkrim i cili vjen në vazhdën e një serie e cila ka për qëllin fuqizimin e gruas muslimane për ta frymëzuar atë të ndërmarrë hapa drejt zhvillimit persona dhe fuqizimit ekonomik.

Sot do të doja të shqyrtoja dy elementë shumë të rëndësishëm për sa i përket perceptimit që kemi për punën tonë: Origjinaliteti në krijimimtari dhe skuadra e suksesit.

E para, ka të bëjë me brëndësinë e krijimtarise tënde dhe me pastërtinë në nijetin e saj. Ndërsa e dyta i referohet procesit të strukturimit të punës dhe kontrollit të elementëve jashtëm.

Origjinaliteti dhe krijimtaria

You can not reinvent the wheel“, është shprehja e famshme se “Ti nuk mund ta shpikësh rrotën nga e para”, sepse ajo tashmë është e shpikur, të bën të kuptosh, se pothuajse të gjitha sferat e biznesit ku ti do të dëshiroje të aktivizoheshe janë të zëna tashme nga dikush i cili ka pasur sukses. Të rralla janë rastet kur mund të bëhesh prekursor alla Steve Jobs (madje edhe ai ka pasur ku të frymëzohej për produktet e tij) për të hapur një sektor krejtësisht novator, gjithçka do të varet nga shumë faktorë jashtë kontrollit tonë. Kjo nuk duhet të të dekurajojë për të mos ju futur punës me mendimin se tashmë dikush tjetër është duke bërë atë që ti dëshiron. Por të provosh gjithsesi, sepse ti mund të shfaqesh me të gjitha kapacitetet e tua, me të gjitha talentet e tua të cilat janë të veçanta vetëm tek ty, ndaj dhe mënyra se si ti do të bësh biznes do të jetë e veçantë dhe e prirur nga intelekti yt dhe dhuntitë që të ka dhënë i Madhi Zot. Ndaj edhe në rast se dikush bën të njëjtin biznes që do të dëshiroje të bëje ti, mos u dekurajo dhe mos u dorëzo, por shihe këtë si një rrugë e cila ka mundësi profitabiliteti, sepse po qe se do të ishte ndryshe, ateherë edhe konkurenti yt potencial, do të kishte falimentuar. Megjithatë, në Shqipëri, është shumë i përhapur fenomeni i kopimit. Unë do të isha totalisht kundër kopimit të biznesit të dikujt tjetër, sepse kjo nuk tregon zotësi por mungesë totale profesionalitieti dhe krijimtarie. Do te ishte mirë që ne të shprehim talentin tonë dhe origjinalitetin tonë pa kopjuar hap pas hapi konkurentin tonë për shkak se sado që të mundohemi kopja është gjithmonë versioni i shëmtuar i origjinales. Ndaj, është mirë të hysh në një sektor ku ka shumë konkurent, por hy në të me kapacitetet e tua të mrekullueshme për të cilat bota ka nevojë, dhe do të shohësh që suksesi do të shpaloset në maksimumet e tua pa rrezikuar të dukesh qesharake. Sepse duhet ta pranojmë, në një sektor të tejmbushur, të parët që dalin nga biznesi në kohë krize, janë pikërisht ata pa një identitet të fortë të brandit (markës) të tyre.

Ndaj, pyet ata që tashme dinë, shih çka të tjerët përreth teje po punojnë dhe si po e punojnë, ji e kujdesshme, por vazhdo rrugëtimin tënd, ashtu siç ti din, larg kopimit, duke sjellur origjinalitetin tënd. Nëse dëshiron sukses: ndiq, drejto, por mos kopjo.

Skuadra e suksesit

Në rast se dëshiron të krijosh një biznes apo dëshiron të monetizosh pasionet dhe interesat e tua, duhet me patjetër ta lejosh veten të ndihmohesh nga dikush i cili është i fushës ose nga një person i cili ka tashmë sukses dhe ekspertize në atë ç ka ti kërkon të arrish. Të kesh krahët e mbuluara nga një ekspert ose mentor profesionist.

“Askush nuk mund ti dijë të gjitha dhe askush nuk mud të eci në një projekt pa pasur një skuadër e cila do ta ndihmoje dhe do ta mbështesi në vizionin e tij”. Këtë frazë ma tha një nga mikeshat e mia më të suksesshme e cila e ka projektuar tashme vizionin e saj për sukses dhe po ndjek rrugetimin e krijimit te biznesit të saj. Në kët aspekt i jap shumë të drejtë, sepse kapacitetet e një personi janë të limituara, ndaj dhe nuk mund t’i bëjë të gjitha vetë. Pasi biznesi të ketë marrë një rrugë, dhe dëshiron ta zgjerosh atë, është patjeter e nevojshme që të ftosh figura të specializuara ku secila të bëj punën e saj dhe të të lejojë ty që të merresh me çështjet për të cilat je mjeshtre. Është e vërtetë që në fillimet e tua, do të të duhet t’i bësh të gjitha: prodhuesin, menaxherin, marketingun, social media menaxherin, ëeb expert etj. Kjo është e mrekullueshme, përderisa edhe biznesi është në fazat e para të zhvillimit edhe kapacitetet e tua të menaxhimit të këtyre elementeve, nuk kanë nevojë të jenë të niveleve të përkryera. Por në momentin që sheh se biznesi po zgjerohet dhe po të del jashtë kontrollit, lejoje veten të lëshosh pak pe, të lëshosh pak kontrollin tek specialistët e fushës, në mënyrë që të jesh më e lire të përqëndrohesh në gjëra më të rëndësishme. Mos harro se eksperienca bazike që ke krijuar në periudhën kur ti i bëje të gjitha vetë, do të të ndihmojë që të kesh nën kontroll edhe punën e përgjëgjësit të fushës që do të punësosh.

Zgjidhi me kujdes njerëzit të cilet do të bëhen pjesë e skuadres tënde dhe vendose secilin në punën që e bën me pasion. Gjej personin me pasionin e duhur për punën që ofron, dhe jo thjeshtë një të shkolluar për atë rol.” Ishte fraza e cila më mbeti në mëndje pasi bisedova me pronarin milioner të një prej bizneseve më të suksesshme në Shqipëri. Prej kohësh e kam analizuar dhe stërholluar në mëndjen time duke qënë se ai e paraqiste këtë aspekt të menaxhimit të burimeve njerëzore si çelësin e suksesit të tij.  Nëse i jep secilit aftesinë për t’u shprehur në atë çka ka talent dhe vullnet për të punuar atëherë do të mundesojë jo vetëm që edhe punonjësja të rritet e zhvillohet por edhe biznesi yt të eci më natyrshëm. Një person i cili paguhet për të shprehur talentin dhe pasionin e tij, është jo vetëm i lumtur, por edhe prej të paktëve që punojnë me zell dhe me cilësi të lartë. Për shëmbull, në rast se te duhet një graphic designer, a nuk do te ishte e mrekullueshme të punësoje një person i cili e dashuron ëeb designin, dhe të mënjanoje atë që thjesht ka studiuar këtë sferë sepse ishte i detyruar nga rrethanat? I dyti mund të jetë shumë i zoti në punën e tij, por nuk do të arrijë kurrë nivelin e mjeshtërisë që buron nga zelli dhe pasioni i atij që vërtet e dashuron këtë profesion. Ka kontabilist të cilët e kanë të projektuar trurrin e tyre për shifra, dhe do të ishin të aftë të qëndronin natë e ditë në numra dhe analiza, dhe ka të tjerë që kanë qënë të detyruar të zgjedhin këtë degë, por kanë pasione tjera, sigurisht që të tillë mund të bëjnë një punë të mirë, por kurrë nuk do të kenë prirjen dhe ekspertizën e atij që këtë profesion e ka pasion (prandaj gjithmonë këshilloj së pari të kuptosh se cili është pasioni dhe prirja jote, dhe te garantoj se cilado që te jetë ajo, mund të monetarizohet dhe të kthehet në biznes).

Nëse të lind nevoja të krijosh në skuadër suksesi, mati mirë jo vetëm kapacitetet profesionale, por edhe ato njerëzore, sepse puna mësohet, por zelli dhe pasioni jo.

Vajada Keçi Manjani

Autorja prej vitesh jeton në Itali. Është diplomuar në Universitetin e Brescias për Ekonomi dhe Biznes dhe ka një master në "International Commerce" pranë Universitetit të Padovas.
Vajada Keçi Manjani

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.