Dështimi duket një fjalë shumë e shëmtuar dhe shpesh shihet si e kundërta e suksesit. Por përvoja e dështimit mund të jetë transformuese në mënyra që suksesi nuk është.

Nëse e shikoni jetën e kujtdo që ka arritur diçka të jashtëzakonshme, shanset janë që ju të gjeni një histori dështimi diku përgjatë rrugës. Ndërsa jo të gjitha dështimet kanë një fund të lumtur, shumica e fundeve të lumtura kanë një histori dështimi. Pra, në vend që ta shikoni dështimin si një turp, ose si diçka që duhet ta duroni, duke pranuar dështimin mund ta bëni jetën tuaj më të mirë.

Lexoni: Si këta 10 miliarderë janë ballafaquar me dështimin?

BusinessMag në këtë artikull ju sjell arsyet pse duhet ta shikoni kështu dështimin:

Dështimi iu mëson mësime të vlefshme

Gjithmonë më ka intriguar pyetja, “Përballë dështimit, a do të provonit përsëri?” Në themel të kësaj pyetje është ideja se dështimi nuk është një pikë përfundimtare, por pjesë e një procesi. Nëse i lejojmë dështimet tona të na mësojnë, ne në fakt mund t’i shohim ato si të dobishme.

Një nga historitë e mia të preferuara për të mësuar nga dështimi është themeluesi i IBM-së, Thomas Watson, i cili dikur tha: “Nëse doni të keni sukses, dyfishoni normën tuaj të dështimit”.

Dështimi frymëzon krijimtarinë

Steve Jobs ka folur për pasojat e dështimit të tij më të madh, kur u shkarkua nga Apple, kompaninë që ai e kishte themeluar vetë. “Unë nuk e kuptova këtë ateherë,” tha ai, “por doli se shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë.”

Intesiteti i të qenit i suksesshëm u zëvendësua nga lehtësia e të qenit fillestar përsëri, më pak i sigurtë për gjithçka. Ajo më liroi për të hyrë në një nga periudhat më krijuese të jetës sime. “Kjo eksperiencë, e ndarë nga Jobs pasi ai u kthye për të udhëhequr Apple, ngre idetë tipike për suksesin dhe dështimin. Po sikur dështimi të ishte çelësi i suksesit?

Astro Teller, i cili drejton X, laboratori i shpikjes i Google, ka ndërtuar në të vërtetë dështimin në procesin e zbulimit atje. Ekipet e tij kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke zbuluar se çfarë nuk funksionon. Ai shpjegon, “Skuadrat vrasin idetë e tyre sapo dëshmitë janë në tavolinë, sepse ata shpërblehen për të. Ata marrin duartrokitje nga kolegët e tyre”. Teller po përshkruan një proces që prodhon kreativitet, sepse ekipet janë gjithmonë në kërkim të një mënyre më të mirë. Ai është krenar për përcaktimin e tij si “babai i dështimit modern”.

Dështimi ju vë në kontakt me veten tuaj

Ndonjëherë dështojmë, sepse po ndjekim rrugën e gabuar dhe ky mund të ketë qenë rasti për Oprah Winfrey, e cila pësoi poshtërimin më të madh të karrierës së saj kur ajo u shkarkua nga pozicioni i saj si spikere në lajmet lokale në Baltimore. Ishte një dështim shumë publik dhe i vështirë për t’u kapërcyer. Ajo ende kujton ndjenjën e poshtërimit dhe shkatërrimit.

Mirëpo, stacioni e vendosi atë në një shfaqje diskutimi të quajtur “Njerëzit po flasin” dhe Oprah mësoi se ajo kishte një dhunti që nuk e kishte njohur më parë. Në formatin e diskutimit, personaliteti dhe ngrohtësia e saj shkëlqeu. Sot Oprah është një nga drejtueset më të fuqishme të biznesit në botë dhe ajo e zbuloi këtë ndërsa ishte vetja e saj më e vërtetë. “Dështimi është vetë jeta që përpiqet të na çojë në një drejtim tjetër,” tha ajo.

Dështimi forcon vendosmërinë tuaj

Michael Jordan ka thënë: “Kam humbur pothuajse 300 ndeshje, 26 herë kanë besuar tek unë se do të fitoja dhe kam humbur, kam dështuar pa pushim në jetën time. Ja pse kam pasur sukses.” Edhe pse mendimi tipik thotë se dështimi çon në dëshpërim dhe vetëbesim të ulët, Jordan dhe të tjerët e shohin atë si një mundësi për të testuar aftësitë dhe zgjedhjet e tyre. Është një mësim i madh për të gjithë ne dhe mendoj se është e rëndësishme për t’ia mësuar fëmijëve tanë. Ne duam që ata të mësojnë elasticitetin – si të bien dhe të ngrihen përsëri, duke e ditur se kështu do të lulëzojnë.

J.K. Rowling, autorja e suksesshme e vëllimeve të Harry Potter, ishte e varfër dhe po luftonte për mbijetesë ndërsa po shkruante librin e saj të parë. Ajo u refuzua nga shumë redaktorë e publikues për librin e saj, por vazhdoi derisa mori një përgjigje që më në fund ishte një PO. Si qëndroi e motivuar?

“Unë nuk kisha asgjë për të humbur,” tha ajo, “dhe ndonjëherë kjo ju bën të guximshëm mjaftueshëm që të provoni.”

Dështimi rrit gëzimin e fitores

E ndërsa kaloni në rrugë të ndryshme dhe përballeni me dështimin, momenti kur prekni suksesin, fitorja bëhet më e ëmbël dhe gëzimi për të rritet. E njëjta gjë ndodhi me ekipin kombëtar të Shqipërisë kur u kualifikua në Botërorin e Kaluar. Edhe pse nuk fitoi Kupën e Botës të gjithë tifozët shqiptarë u gëzuan në momentin e kualifikimit, pasi ishte hera e parë që Shqipëria kualifikohej për t’u futur në Botëror dhe ne të gjithë e festuam dhe gëzuam për këtë moment historik.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.