Sa shumë dashuri mund të mbaka zemra!

Jo, asnjëherë si sot nuk e paskam ditur.

Në m’kishin thënë se ne e duam njëri tjetrin

kaq shumë,

Kurrë s’kisha për ta besuar.

Në m’kishin thënë se lotët mund të rridhnin si lumë

për të panjohurin,

Jo  s’mendoja se vetë do të mund të qaja.

Në më thonin se fjala të ngec në fyt

e as frymën s’mundesh me e kapërcyer dot.

Jo,  s’mundet të jetë aq i dobët njeriu.

E sot,

të gjitha të mi thoni

në heshtje kokën ul i penduar.

Sot,

n’lutje i kam përqafuar të gjithë.

Të njohur e të panjohur.

N’qiell janë dërguar emrat që ndoshta

kurrë s’i kishim kujtuar.

Shpirti qau me fëminë e plakun,

me burrin pa grua

me nënën pa fëmi,

me gjyshen me nip…

Duart u shtrënguan me tjetrin

duke  ngritur gërmadhat,

për një fije zë  që t’marrë frymë.

Shtëpia e vogël dje, paska qenë aq e madhe

sa sot nxenë brenda një familje të madhe prej

Lalzi.

Zemra,

është zgjeruar aq sa mban qielli e toka

mes tyre.

Dhimbja,

na bëri Një!

 

Nentor, 27

Brunilda Basha

Brunilda Basha

Autorja është Arkitekte dhe studion doktoraturë në Stamboll, Turqi. Është e specializuar në Restaurimin dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Arkitekturore.
Brunilda Basha

Latest posts by Brunilda Basha (see all)

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.