Nga Diana Syla

Të jesh në koherencë me tendencat e fundit të modës kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe madje shpesh herë mund të na bëjë të ndihemi të lodhur.
Jetojmë në një botë plot diversitet ndaj dhe vetë ne kemi preferenca të ndryshme për sa i përket veshjes: ka që ndihen mirë kur vishen bukur, por ka edhe që thjesht duan të vishen ndaj nuk i kushtojnë shumë rëndësi se si. Gjithashtu ka dhe të tjerë që nuk kanë aspak besim tek zgjedhjet që bëjnë dhe gjatë gjithë kohës janë skeptik. 
Madje dhe kur binden në një moment pohojnë shprehje të tipit: “Dua të marr këtë veshje” më vonë më telefonojnë kam frike nuk do  e vesh dot ashtu siç kam bërë me shumë veshje të tjera.
Ky është klienti tipik i cili nuk kenaqet kurrë me asgjë dhe këtë sfidë do e këtë gjithmonë.
Ka klientë të tjerë që e dinë shumë mirë se çfarë duan, çfare iu përshtatet dhe çfarë realisht iu mungon dhe krijojnë në kokën e tyre idenë se si këtë veshje mund ta përdorin në forma të ndryshme apo kombinime të ndryshme.
Sfida më e madhe nuk janë klient të tillë pasi ata e dinë mirë çfarë duan dhe janë të sigurt në blerjet që bëjnë pa menduar per koston, thjesht mjafton të ndihet mirë.
Pastaj kemi tipin e klientit i cili është në mëdyshje por me një sugjerim apo kombinim nga ana ime bindet dhe del mjaft i kënaqur për një zgjedhje të tillë, klient i cili beson tek këshilla ime, e kërkon këshillën dhe kënaqet me të.
E rendesishme është që një butik sidomos për veshje të vajzave të mbuluara të ketë larmishmëri qe t’i pershtatet të gjitha tipeve të klientit të përmendura më lart.
Nuk është e thënë të kemi veshje të shtrejnta që të ndihemi mirë me veten dhe të tjerët.
Mjafton dhe një buxhet i vogël nëse dimë të bëjmë zgjedhjet e duhura në muad t’ia arrijmë.

Cfarë duhet të kemi në garderobën tonë gjatë stinës së vjeshtës?
Vjeshta është prej stinëve më të bukura e cila i pranon të gjitha ngjyrat sidomos ngjyrat e tokës të cilat janë ideale pasiqë janë në harmoni me ngjyrat e vetë stinës.

E rëndësishme është të kemi një xhaketë lëkurë, mundësisht në ngjyrë të zezë, që ta kombinojmë me çdo fustan të mundshëm.
Një fund i zi mund të kombinohet lehtë me të gjitha ngjyrat e këmishave apo shalleve që kemi.
Fustanet e stofit dhe fustanet me kuadrate jane zgjedhje e përkryer. Sidomos kombinini i nje fustani me motive bardhe e zi do kombinonte me një shall vishnje apo mustardë.

Në këtë rast preferohet dhe kombinini i çantes në të njëjtën ngjyrë.
Ajo qe vlen të theksohet është që cantat duhet të jenë në ngjyrë të ndezur dhe nese kemi mundësi kombinimi i çantes me këpucët do ishte idealja.
Nëse nuk e kemi këtë mundësi atëherë me siguri do na duhen një palë këpucë që të jenë të kombinueshme me të gjjtha ngjyrat.
Pa harruar që këpuca është një aksesor i rëndësishëm që në një farë mënyre tregon shumë për ne. Pra, na identifikon.
Ajo që duhet të kemi së tepërmi janë shalle të larmishme pasi çdo ditë duhet të ndërrohen.
Kur në ndërrojmë shallin, edhe pse kemi të njëjtën veshje të jeni të sigurt që do duket krejtësisht një tjetër veshje.
Rutina e mëngjesit dhe shpëjtësia na ben që të ndihemi konfuz dhe shpeshherë të dalim para pasqyrës të pakënaqur. Kjo pakënaqësi do na shoqërojë në punën tonë dhe të jeni të sigurt që do ndikojë dhe në efektivitetin  e ditës apo humorin tonë.

Perfekte do ishte nese ne do e pergatisim veshjen një ditë para në mënyrë që në mëngjes ta veshim dhe të dalim për të kursyer kohë dhe energji gjithashtu.
Për t’u theksuar është asnjëherë mos perdorni më shumë se 3 ngjyra, psh. nëse keni një fustan me kuadrate zgjigjdhni gjithmonë shallë me një ngjyrë dhe abslolutisht me disa ngjyra.
Aq më keq akoma nëse kemi një shami leopard ta kombinojmë me një fustan leopard apo një fustan me lule ta kombinojme me një shall me lule.
Dhe mos harroni në trend është diçka që ne na shkon dhe jo diçka që është trend tek shumë të tjerë..Ne jemi unik në mënyrën se si i perceptojmë gjërat në përgjithësi apo dhe veshjet në veçanti.
Perpiqu të zgjedhësh gjëra të veçanta që nuk i kanë të tjerët por përsëri janë në trend dhe jua garantoj që do ndiheni unike dhe ndryshe nga çdokush.
Mos harroni veshja tregon shumë rreth nesh pa pasur nevojë që të flasim.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.