Lëkura e fëmijës mund të digjet në më pak se 15 minuta

Lëkura e ndjeshme e fëmijëve mund të digjet shumë më shpejt se i një të rrituri. Për momentin djegia mund të mos duket sepse duhen mbi 12 orë që ajo të shfaqet plotësisht. Duhet bërë e qartë se nëse lëkura ë fëmijës tënd duket pak si roz sot,  nesër në mëngjes e ke të skuqur.

  • Përdorni krem me numër të lartë.

Shumica e kremrave nuk janë rezistent ndaj ujit kështuqë kujdesuni që aplikimin e kremit ta bëni herë pas here.

Evitoni oraret nga ora 10-16 të ekspozimit në diell dhe kujdesuni që të kenë gjithmonë një kapele dhe size dielli. Mirë ëshë që gjatë perjudhës së gjatë të ekspozimit në diell të përdoren rroba më mëng të gjata dhe të freskëta.

Sa i përket kremit të diellit ka disa gjëra që duhet të dini:

  1. Shumica e kremrave përmbajnë hormone

Disa kremra përmbajnë kimikate sintetike që mund të shkaktojnë irritim të lëkurës ose raksione të tjera.  Kur të shkoni të blini krem për diellin evitoni ato kremra që në përbërësit e tyre përmbajnë: oxybenzone dhe octinoxate.

  1. Kremrat e diellit në form spray mund të jenë toksik

Nëse zgjidhni mbrojtës dielli atëherë preferoni kremrat dhe jo spray edhe pse spray mund të jetë i leverdishëm dhe më lehtë për t’u aplikuar sidomos kur bëhet fjalë për beba ose 2-3 vjeçarë të lëvizshëm.

  1. Kremrat e diellit mund të parandalojnë përthithjen e vitaminës D.

Sipas Shkollës së Mjeksisë Harvard  mbi vendosje e tepruar e kremit mund të ndalojë përthithjen e vitaminës D dhe si rrjedhojë mund të ndikojë në shëndetin e kockave.

  1. kremrat me numër SPF 100 nuk është më i mirë se SPF 50+

kjo do të thotë se mjafton që një krem të jetë SPF 50+ dhe nëse është mbi këtë numër nuk bën diferencë.

  1. Disa kremra për të fëmijë nuk ndryshojnë nga ato për të rritur.

Për këtë arsye duhet të shikojmë me vëmendje përbërësit.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.