Një furrë buke në Minneapolis kërkon falje publikisht pasi një kliente me hixhab dhe burka (perçe) postoi një video ku tregonte se një punëtore nuk pranoi t’i shërbente asaj sepse nuk kishte maskën e fytyrës të duhur. Zahur Abdiaziz postoi videon në faqen e saj në Facebook ditën e  hënë, duke thënë se ajo ishte diskriminuar nga Bakery Marissa. “Kjo zonjë nuk pranoi të më shiste bukë, sepse unë nuk kam të njëjtën maskë si ajo!” u shpreh Zahur. “Ky lloj racizmi quhet Racizmi i Llojit Korona!” Në videon 30 sekondëshe, punëtorja duket se nuk pranon t’i shërbejë Abdiazizit, duke thënë se pronarët nuk e pranojnë mbulimin e fytyrës me burka si maskë mbrojtëse. Punëtorja largohet ndërsa Abdiaziz thotë: “Pra, nuk do të më shisni bukë?” 

Më vonë pronari i furrës së bukës u përgjigj me një postim në Facebook duke kërkuar ndjesë për të ashtuquajturin”incident” dhe duke u shprehur drejtpërdrejt se Abdiaziz nuk e meritonte të trajtohej në të tillë mënyrë. Gjithashtu ai tha se në dyqanin e tij nuk lejojnë asnjëlloj forme diskriminimi ndaj klientëve dhe në rast se ndodh do të merren masa. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.