Sara Qasmi ka marrë përsipër të denoncojë ata që e kryen këtë abuzim ndaj saj dhe të kërkojë që shteti të marri përsipër përgjegjësinë dhe të vërë drejtësi.

Disa ditë më parë, konkretisht më 27 maj Sara shkon për tek institucioni patentës në Trento për të dhënë provimin teorik për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit. Biseda fillon mbrapsht që në fillim “Unë njoh vetëm emra italianë”, thotë njëra nga pjestarët e jurisë kur Sara paraqet dokumentin e identifikimit. Sara ulet dhe fillon t’u përgjigjet pyetjeve të provimit.

Pas disa minutash hyjnë njerëz me uniformë, Sara nuk mund të dallojë se cilit organ të armatosur të shtetit i përkasin. Ata i drejtohen një tjetri të ri për ta kontrolluar, me sa duket me origjinë pakistaneze, duke e çuar në një dhomë ngjitur dhe për t’i nënshtruar një kontrolli të imtësishëm.

Sara vazhdon provimin e saj gjithmonë nën presionin e jurisë të cilët që në fillim shprehën një farë dashakeqësie me pyetje provokuese, por pavarësisht përpjekjeve për ta intimiduar ajo arrin ta përfundojë provimin në kohë.

Kur ajo largohet nga klasa për të pritur rezultatin e testit, asaj i afrohen agjentët e policisë misterioze, dhe njëra prej tyre e çon në tualet “Unë duhet të të kontrolloj” i thotë Sarës.

Sara e tronditur, dhe mendon se sigurisht që kjo ndodh në aeroporte, por ajo nuk mund ta kishte imagjinuar se mund të ndodhte edhe në atë kontekst. Edhe një herë ajo e ndjek policen në banjo dhe e heq hixhabin e saj.

Sidoqoftë, policia nuk është e kënaqur dhe e fton atë të zhvishet plotësisht për kërkimin duke i thënë “çfarë ke, edhe unë e kam, nuk ke nevojë ta fshehësh”

Ajo është e detyruar të zhvishet plotësisht, deri në të brendshme. Duke vërtetuar se nuk kishte asgjë për të dyshuar, policia i kërkon Sarës që të zhvishet mu në sy të saj pa u përpjekur për asnjë çast dhe në asnjë mënyrë të kërkojë ndjesë për shqetësimin.

Pasi kthehet nga kontrolli ja marrin dhe çantën e saj gjithashtu për kontroll, kur shohin se nuk ka asgjë kërkojnë celularin, i cili është fikur siç duhet të jetë në atë provim.

Dhe përsëri, ndërsa pret që t’i komunikohet rezultati i testit, ajo duhet të durojë përqeshjen e njërit prej agjentëve që e pyet me arrogancë “por a ke studiuar të paktën?”

Të hënën tjetër, Sara shkon në stacionin e policisë për të denoncuar ngjarjen dhe agjentët që e dëgjojnë atë habiten me historinë që ajo tregon, veçanërisht sepse pas kërkimit ajo nuk ka marrë ndonjë autorizim për kontrollin e imtësishëm dhe vetëm tani ajo zbulon se ata nuk mund të kishin kërkuar një kontroll të tillë në një të tillë vend.

Këto ditë pritet analiza e pamjeve të videos së mbikqyrjes nga selia e policisë për të njohur se cilit organ i përkisnin agjentët që shkelën privatësinë e saj dhe të nënshtetasit me origjinë pakistaneze, për të ndërmarrë veprime ligjore kundër padrejtësisë që të dy këta muslimanë pësuan, denigruan dhe poshtëruan, sidomos Sarën, vetëm e vetëm sepse ishte grua dhe muslimane.

Provimi shkoi mirë dhe tani provimi për praktikën për lejen e drejtimit e pret pas disa ditësh por vetë Shteti ngeli në provimin e drejtësisë, shtet i cili duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve dhe banorëve, nuk e respektoi Sarën sepse “e huaj”, musliman, dhe me hixhab .

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.