Të dashur lexues dhe vizitorë të faqes,

Ju njoftojmë se Muslimania.al i është përgjigjur thirrjes për bashkëpunim dhe bashkëveprim për të ndërmarrë një fushatë kundër gjuhës së urrejtjes me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes. Dita e Kundërveprimit për të luftuar Gjuhën e Urrejtjes ndaj muslimanëve do të zhvillohet me 21 shtator, e cila përkon me Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

Ju ftojmë t’i bashkangjiteni fushatës duke dërguar një foto ku të përcillet mesazhi: “Jo Gjuhës së Urrejtjes ndaj Muslimanëve”. Fotos suaj mund t’i ngjisni logon e fushatës, bardh e zi ose me ngjyra, thjeshtë duke përdorur një aparat celular, tablet, ekran lap topi, tabletë etj. Fotoja duhet të ketë të ndërthurur aspektin “human”, për shembull mund të realizoni një moment ku shfaqet një vajzë me shami në sfond (përballë ose me shpinë) dhe logo e fushatës në krye të fotos, ose logo në celular dhe në sfondë një xhami apo minare xhamie, apo diçka e pikturuar me dorë, pra duke krijuar ide ku mund të ndërthuret logo dhe aspekte të identitetit tuaj fetar apo simbole religjoze.

Çfarë është fushata “Jo Gjuhës së Urrejtjes”?

Bëhet fjalë për një fushatë rinore nga Këshilli i Europës, sektori për të Drejtat Njerëzore Online. Qëllimi i fushatës është të minimizojë deri në eleminim të përdorimit të gjuhës së urrjetjes në internet dhe të krijojë një platformë online ku mund të nxisë të rinjtë të angazhohen në këtë përpjekje.  

A është e besueshme?

Siç përmendëm më lartë fushata organizohet nga Këshilli Europian, i cili gjithashtu ka si partnerë në këtë nismë dhe dy organizatat e njohura të muslimanëve të Europës: Femyso dhe ENAR. Nga ana tjetër fushata NUK promovon asnjë lloj ideologjie politike apo fetare dhe gjithashtu NUK promovon ndonjë lloj aspekti apo parimi të ndonjë grupi, përfshirë këtu edhe LGBT.

Dëshirojmë të theksojmë këtu se nuk bëhet fjalë as për një festë, as për një ditë përkujtimore. Ashtu si çdo ditë tjetër ndërkombëtare, një ditë e vetme nuk mund të mjaftojë për të luftuar një fenomen të caktuar, aslufta ndaj gjuhës së urrejtjes nuk mund të kufizohet në një ditë të vetme por duhet të jetë një përpjekje e vazhdueshme. Pra bëhet fjalë thjeshtë për një fushatë sensibilizimi për të rritur vetëdijësimin për gjuhën e urrejtjes.

Mirëpresim fotot tuaja deri më datë 20 Shtator 2017 në mbrëmje.

P.s.: Fotot mund të dërgohen në Facebook te Muslimania.al. Fotot e dërguara do të publikohen me logo në faqen Muslimania.al dhe në faqen tonë në Facebook.

Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.