Projekti studimor “Shami prej kristali. Gratë dhe Islami në Italinë e kërkimit shkencor” përpiqet të hedhë dritë mbi raportin e grave dhe shkencës nëpëtmjet historive jetësore të studiueseve të besimit Islam, të cilat punojnë në Itali.

Një grua muslimane që i dedikohet kërkimit shkencor në Itali, me shumë mundësi përballet me një diskriminim të dyfishtë: nga njëra anë diskriminimet me sfond seksist, që i mbajnë gratë larg pozicioneve me peshë ( i ashtëquajturi tavan prej kristali nga ku merr dhe emrin ky studim) e që janë goxha prezent në ambjentet akademike; nga ana tjetër diskriminimet te rrënjosura dhe të përhapura në të gjitha vendet europiane, që theksohen vecanërisht kundrejt personave të besimit islam dhe akoma më keq kundrejt grave muslimane.

Gratë që i përkasin besimit islam marrin vëmendjen e mediave gati ekskluzivisht rreth ngjarjeve që i përkasin kronikës së zezë, si psh dhunës në familje, vrasjeve dhe ngacmimeve. Imazhi i gruas me mbulesë është gjithashtu i lidhur me rrezikun e terrorizmit dhe problemeve te lidhura me valën e migrimeve masive. Kërcënimi i mundshëm, sipas artikujve të gazetave, është i simbolizuar pikërisht nga një pamje femërore e mbuluar me shami.

Ideja për të intervistuar kërkuese shkencore të besimit musliman ka lindur pikërisht me shpresën për të hedhur dritë mbi ekselencën femërore në Itali, e që mund të përfshihet si pjesë e debatit aktual mbi diskriminimin gjinor në brendësi të universiteteve italiane, po ashtu edhe ne debatin, po aq të rëndësishëm, mbi impaktin e islamofobisë mbi subjekte të gjinisë femërore. Projekti nuk ka për qëllim vetëm intervistimin e grave me origjinë nga vende me tradita muslimane, por edhe gra italiane të konvertuara në islam, për të cilat mendohet se vuajnë të njëjtat diskriminime.

Një prej objektivave të këtij projekti është pikërisht ai i njohjes së historive të një numri pak më të gjerë të kërkueseve shkencore të besimit islam, duke u thelluar kështu në rrugëtimin e tyre personal dhe atë profesional.  Ai përfaqëson një udhëtim përmes historive te 9 kërkueseve shkencore të besimit islam që jetojnë në Itali, për të treguar dhe eksploruar raportin e thellë dhe kompleks mes grave dhe shkëncës. Dokumentari i rëndësishëm, prodhuar në sajë të deshimve gojore me protagonistet, sjell ne fokus qëndror eksperiencat e tyre personale: emigrimi, studimet, pasionet si dhe konvertimet. Përmes fjalëve të tyre kuptohet hijeshia e punës shkencore, me sukseset dhe vështirësitë që e shoqërojnë. Gjithashtu ato arrijnë të përballen me tema komplekse që e detyrojnë spektatorin, ose të paktën kështu supozohet, të rishikojë perceptimet e veta ose paragjykimet e tij. Duke gërshetuar zërat e studiueseve, njëra pas tjëtrës, fjalët e tyre shtrihen në një territor të pasigurt, i cili i reziston cdo përpjekjeje për ta thjeshtëzuar.

Të intervistuarat janë pyetur nëse jane trasferuar në Itali për të kryer kërkim shkencor, apo nëse jetonin më parë në këtë shtet (në rast se janë italiane të konvertuara në Islam, ose sepse kanë emigruar paraprakisht). Pyetje tjetër është rreth raportit të tyre me familjen të cilës i përkasin si dhe sjelljen e prindërve apo motrave dhe vëllezërve përballë zgjedhjes së tyre. Një tjetër vështrim informues rreth tyre i përket aspiratave që i kanë udhërrëfyer dhe raportin e tyre me shkencën. Projekti thellohet në natyrën e punëve që janë duke kryer në Itali dhe arsyet që i kanë shtyrë për të studiuar mbi temen specifike të kërkimeve të tyre. Me shumë interes për këtë studim është të kuptuarit nëse kanë ndeshur vështirësi në të rreshtuarit në rradhët e ambjenteve akademike dhe nëse i mbartin këto veshtirësi në sajë të të qënurit gra në brendësi të një ambjenti ende me një dominancë mashkullore, apo janë vështirësi nga të qënurit muslimane, apo mbase për të dy arsyet së bashku. Tjetër aspekt i nevojshëm për t’u studiuar lidhet me planet e tyre sa i takon prespektivave të karrierës, po ashtu aftësive të tyre për të balancuar kohën mes punës dhe kujdesit ndaj vetes apo familjes, pra me pak fjalë hedh dritë mbi aspekte te jetës së përditshme si mirëqënia personale apo mëmësia.

Mund t’ju interesoje edhe artikulli:

Kërkueset shkencore muslimane në Itali (Dokumentari Shami prej Kristali)

Një grup i dytë pyetjesh përpiqet të hetojë më në brendësi raportin mes shkencës dhe fesë. Me këto pyetje studimi kërkon të kuptojë nëse besimi fetar, përkatësia kulturore dhe aktiviteti kërkimor lidhen mes tyre apo përplasen, nëse po, në çfarë mënyre ndikohen dhe si gërshetohen në përditshmërinë e tyre.  Nga ana tjetër hulumtohet mbi peshën e të qënurit muslimane brenda ambjenteve universitare, nëse hapësira e kërkimit shkencor përbën një zonë të mbrojtur nga diskriminimi, krahasuar me diskriminimin që ndeshin jashtë ambienteve akademike. Së fundmi, projekti hulumton më gjerësisht raportin e grave me shkencën ne botën islame, duke vështruar përmes përjetimeve dhe opinioneve të të intervistuarave,  duke marrë në konsideratë kontekstin bashkëkohor apo atë historik. Për shembull, ato janë pyetur se, në bazë të eksperiencës së tyre, sa e lehtë është për një grua muslimane të fillojë një karrierë akademike në vendin e origjinës. Nga ana tjetër nëse diskriminimet e përjetuara në universitetet italiane mund të jenë të barazvlefshme me eksperiencat e kolegeve të tyre ne universitetet e vendeve të origjinës.

Ky studim është kryer nga Alberto Brodesco dhe Ilaria Ampollini.

Ilaria Ampollini është kërkuese shkencore post-doktorande pranë universitetit të Trentos në Itali. Ajo aktualisht po udhëheq nje projekt kërkimor tre-vjecar të financuar nga provinca e Trentos në bashkëpunim me fakultetin e shkencave sociale prane universitetit të Trentos. Projekti i dedikohet komunikimit të shkencës (CLaSTer. Come Lavora la Scienza. Dialoghi tra Università e Territorio). Ajo ka kryer studimet për histori të shkencës, e diplomuar për shkenca filozofike pranë universitetit të Bolognas dhe ka kryer doktoraturën për studime historike në Trento. Interesi i saj parësor fokusohet rreth historisë së përcjelljes së shkencës (storia della divulgazione scientifica).

perkth: Albana Celepija

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.