Nga Imerlije Saliu

Teksa po afronte fundviti, qyteti im po shndëriste nga dekoret e dritave, ajo që të çudiste ishte se njerzit ecnin kokën lartë duke u gëzuar për ndriçimin dhe ashtu me sy të ngazëllyer shikonin bukurin e tyre e dekoret e ndryshme të varura nëpër shtylla, madje me shumë entuziazëm ua tregonin edhe fëmijëve. Thuajse lumturia ishte tek ato drita, mund të ndodhte që duke ngritur kokën lartë mund të shkelnin mbi dorën e shtrirë të një plaku që rrinte i strukur në qoshen e një ndërtese pranë së cilës kalonin shumë njerëz dhe priste se kush rastësisht do të ulte kokën për të treguar  mëshirë e për të ofruar ndonjë para sa për të siguruar bukën e gojës.

Duke parë në heshtje nga larg dhe mendoja me veten: “Ja, iku dhe ky vit! Kemi dekoruar qytetin cep më cep! Ehhh.. po ashtu ky qytet është i mbushur plot edhe me skamje, o Zoot çfarë egoizmi, si mundet e si mundet të kalojmë pranë skamorëve dhe t’u gëzohemi dritave, çfarë mjerimi për ne…..! Një ndjenjë dhembshurie nga brenda më bëri që të shkoja drejt plakut dhe ta pyesja se si ndihej sepse ai i ngjasonte gjyshit tim, mund të ishte edhe gjyshi yt e i të gjithë neve….. një plak i matur, i butë e i mbuluar me halle, një plak i lënë në mëshirë të fatit.

Ngriti koken lartë dhe më tha “Zoti të shpërbleftë bija ime,” e për çudi fytyra e tij po fliste shumë, e duart e rrudhura ishin shtrirë nga halli, e vështrova në sy dhe mora gjithë guximin e botës në ato momente dhe e pyeta ç’ne këtu o gjysh, është shumë ftohtë? Si mund t’ju ndihmoj?

-“Ehhh” – Lemeriti mevete dhe me një zë që me zor i dëgjohej, tha: “Bija ime, dikur kur mundja edhe unë punoja dhe falë Zotit nuk kisha nevojë për mëshirën e njerëzve, e sot që djali im më ka vdekur e nusja është kthyer në familjen e vetë unë duhet të kujdesem për katër niprit e mi jetim,  e si t ju them në mengjes kur ata të shkojnë në shkollë se unë s’kam para e s’kam një kafshatë bukë”.

Në ato momenet u shtanga. Lotët më shkonin rrëke.. Po qante dhe gjyshi… Po qanim të dy… E si mund ta ndihmoja, ngrita kokën lartë por jo për të parë dritat po për të parë qiellin dhe për t’iu lutur Zotit… Përsëri zëri që mezi dëgjohej tha  “Bija ime lutu që Zoti të mos ma merr shpirtin deri sa të rriten pak nipërit e mi”.

Me që zemra më ishte bërë copë thash: gjysh, të premtoj se do të gjejmë zgjidhje, mirëpo nuk mund t’i ndaja sytë nga duart e rrudhura që po dridheshin, u largova me shpresë se do ta takoja… kur pas disa ditëve e mbushur me gëzim mendova se do ta lumturoja gjyshin, erdha te vendi i njejtë ku ai qëndronte zakonisht nuk e pash askund. Kërkova si e hutuar atë natë në të gjitha cepet e mundshme të pallateve dhe s’e gjeta askud….Pas një kohe mora vesh se kishte ikur nga bota që u gëzoheshin dritave dhe harronin skamorët.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.