Dy gra muslimane u goditën me thikë nën Kullën Eiffel në Paris. Policia franceze ka arrestuar dy sulmues të dyshuar dhe media njofton se ishte një sulm racist e fetar njëherësh, pasi sulmuesit dyshohet se bërtisnin: “Arabë të ndytë!”

Prokuroria e Parisit përshkroi dy të dyshuarit, të cilët janë në paraburgim nën akuzat e vrasjes në tentativë, si “gra të bardha me pamje evropiane”.

Sulmi erdhi pasi tensionet në Francë janë në rritje për vrasjen e mësuesit Samuel Paty, të cilit iu pre koka nga një 18-vjeçar me origjinë çeçene, pasi Paty u tregoi nxënësve karikatura të Profetit Muhamed, si pjesë e një leksioni mbi lirinë e fjalës.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.