Coronatacker.com është një platformë e themeluar nga një profesoreshë dhe studiuese nga Japonia, Dr. Fairoza Amira Binti Hamzah, të cilës iu bashkangjitën edhe 67 vullnetarë të tjerë nga e gjithë bota, përkatësisht studies, shkencëtarë etj. Njjë kontribut të çmueshëm në këtë projekt ka dhënë edhe kryetarja e marrdhënieve me publikun, Ummi Hasanah Zaidon nga Malajzia.

Expertët u takuan përmes platformës telegram duke chatuar dhe konsultuar me njëri tjetrin me një qëllim të vetëm: të krijojnë një mekanizëm ndërtuar mbi data (të dhëna) shkencore për të regjistruar çdo aktivitet nga e gjithë botë që ka lidhje me përhapjen e virusit në kohë reale. Dhe brenda 36 orëve u krijua www.coronatracker.com. Kjo platformë jo vetëm që shërben si referencë aktuale e gjendjes në botë por edhe si një refencë e ardhshme për kërkime dhe masa parandaluese për epidemi dhe pandemi të tjera. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.