Qeveria e shtetit federal të Baden-Wuerttemberg ndaloi mbajtjen nikabit dhe burkas në shkolla, kështu që tani, përveç mësueseve, kjo ndalesë vlen edhe për nxënëset femra, raportojnë mediat. “Edhe pse nuk presim që një numër i madh i nxënëseve të vijnë në shkollë plotësisht të mbuluara, ne kemi nevojë për legjislacion për këto raste të rralla,” tha kryeministri i Baden-Wuerttemberg, Winfried Kretschmann.

Ndalimi i mbulimit të plotë për mësueset, tha Kretschmann, tashmë është në fuqi. Ky ndalim nuk vlen për universitetet sepse, siç tha ai, situata atje është “më e komplikuar”.

“Në një shoqëri të lirë, nuk duhet të ketë mbulim të plotë,” përfundoi politikani i të Gjelbërve. Ministrja e Kulturës dhe Arsimit e Baden-Wuerttemberg, Susanne Eisenmann (CDU), shpjegoi se legjislacioni ishte i nevojshëm, siç tregohet nga gjykimi i Hamburgut. Aty gjykata i lejoi një nxënëseje që të mbulonte plotësisht fytyrën në klasë. “Liria fetare përfundon në momentin kur mësimëdhënësit dhe nxënësit nuk mund ta shikojnë njëri-tjetrin,” tha Eisenmann. Ndalimi ligjor i mbulimit të plotë për nxënëset e shkollave publike është në fuqi në dy shtete të tjera federale, Bavaria dhe Saksoni e Ulët.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.