Ndërveprimi mes njerëzve me besime të ndryshme nuk duhet të shihet me çudi dhe as skepticizëm. Për këtë një shembull i thjeshtë por i këndshëm është ai i Sarajevës, ku çdo ditë shoqërohen të rinj me pikëpamje të ndryshme të besimit.

E fundit shfaqje e tillë ishte në rrugët e këtij qyteti, ku në një skuter udhëtonin një motër nderi dhe një vajzë e re me hixhab. Sarajeva konsiderohet si qytet multietnik, ku vetëm 50 metra larg njëra tjetrës qëndrojnë tri monumente të besimeve të ndryshme.

Larmia fetare bën që kryeqyteti i Bosnjës të quhet “Jerusalemi i Evropës”. Fotoja ka bërë bujë ne rrjetet sociale, dhe është përcjellë me brohoritje të entuziazmit dhe pranimit.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.