E sigurt që CV-ja jote është në rregull?

0

Ke menduar ndonjëherë se ndoshta ka diçka që nuk shkon me CV tënde? A është e përshtatshme për çfarëdo lloj pune që aplikon?

Hapi i parë, para se të aplikojmë për një vend pune, stazh, trajnim apo çfaredo lloj aplikimi ku na kërkohet të dërgojmë CV-në tonë, është që të rilexojmë mirë njoftimin, të kërkojmë për informacione në lidhje me natyrën e organizatës, shoqatës, biznesit apo institucionit që ka shpallur njoftimin. Kjo për arsye se CV tonë duhet t’ja përshtatim natyrës së punës dhe insitucionit për të cilinin po aplikojmë. Një shembull konkret: nëse aplikojmë për një Organizatë Jo-Qeveritare për një stazh vullnetar atëherë duhet të eliminojmë nga CV të gjitha eksperiencat e punës si psh. të punuarit në ndonjë dyqan, lokal, restorant apo supermarket. Nga ana tjetër duhet të vëm në pah dhe të stjellojmë më gjatë eksperiencat tona të vullnetarizmit deri tek ato që mund të duken më të papërfillshmet si psh. kontribut për pastrimin e ambientit që na rrethon, shpërndarje të ndihmave humanitare, kontribut në aktivitete për dhënie gjaku etj.

Së dyti, mundohu të përdorësh pika, vija apo shënjë korrektimi ( √ ) për të renditur dhe klasifikuar të gjitha llojet e niveleve akademike, eksperiencave, kurseve, trajnimeve etj.  Nga studimet e ndryshme preferohen më së shumti CV –të me rendetije se sa ato në format rezumeje të cilat kërkojnë më shumë kohë për tu lexuar dhe shqyrtuar pikë e presje.

Mundohu të konvertosh cilësit që kërkohen nga punëmarrësi në aftësi personale (nëse vërtetë përputhen me cilësit e tua) psh. :

Njoftimi :

  • Kërkohet që aplikanti të ketë aftësi të punuarit në grupe
  • I aftë të punojë nën presione dhe kushte të ndëryshme
  • Të jetë kreativ etj.

CV- Aftësitë personale:

  • Jam e aftë të punoj në grup madje tregoj më shumë përkushtim dhe produktivitet nëse bashkëpunoj me të tjerët
  • Jam kreative dhe më pëlqejnë projektet ku aplikohen ide inovative. etj.

Po kur nuk kam asnjë eksperiencë pune…?

Nëse nuk ke punuar ndonjëherë atëherë mundohu ta pasurosh CV-në me sa më shumë projekte ku ke marr pjesë, kurse, seminare, trajnime. Gjithashtu shoqëroje aplikimin tënd me një letër motivimi ku mund të përmendësh se pavarësiht mungesës së eksperiencës ke një motivim dhe vullnet të madh për të punuar në X punë. Psh:

“Aplikoj për X vend pune. Nuk kam eksperienca pune në këtë fushë por kam shumë dëshirë të mësoj, jam shumë e motivuar dhe mbi të gjitha jam e përpiktë dhe e përkushtuar për të arritur objektivat e përcaktuara…”

©Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.