Na lejoni t’ju themi sekretin se si të shkëlqeni në provime ndërkohë që agjëroni për Ramazan.

Hapi i parë, mos u shqetëso –ne jemi këtu që të të vijmë në ndihmë!

Edhe këtë vit, sezoni i provimeve shtrihet në të njëjtën periudhë me Ramazanin, kështu që gjasat janë që do të jeni duke mësuar për to ndërsa agjëroni.

Si për shumë të tjerë edhe për ju mund të jetë sfiduese, por BESON se mund t’ja arrini, dhe ju garantojmë që ndjesia dhe krenaria që do të ndjeni për përkushtimin e dhënë karshi besimit tuaj nuk do të ketë çmim.

Siç edhe mund ta dini, gjatë Ramazanit, ka dy vakte kryesore kur ju mund të ushqeheni shëndetshëm dhe të konsumoni të gjitha suplementet e nevojshme nëse shfrytëzoni siç duhet këto dy vakte do mund të arrini të maksimizoni studimet tuaja dhe të studioni gjatë agjërimit, kështu që ne ju kemi ardhur në ndihmë me disa super këshilla të thjeshta:

Gjatë ditës

Bëni pushime në mënyrë konstante: Nuk duhet ta sforconi veten në asnjë moment. Duhet ta kuptoni që ka pak gjasa të jeni të përqendruar dhe produktiv gjatë gjithë ditës ndërkohë që keni stomakun bosh. Provoni të punoni për një orë pa ndërprerje, pastaj dhurojini vetes një pushim 10-minutësh. Pasi ta bëni disa herë këtë metodë, jepini vetes një pushim pak më të gjatë si shpërblim para se të ktheheni sërish në punë. Do ju sugjeronim të shihnit një episod nga TV-shoë juaj i preferuar, të lexoni librin tuaj të preferuar, ose kaloni pak kohë me miqtë apo familjarët tuaj.

Qëndroni aktiv: Nëse ndiheni të lodhur, ngrihuni pra cfarë prisni! Vini trupin në lëvizje, pasi është e vetmja mënyrë për të rimëkëmbur energjitë tuaja. Nuk po themi asgjë serioze apo ushtrime fizike, thjeshtë të lëvizni përreth ambientit ku ndodheni. Akoma më mirë nëse keni mundësi të dilnit dhe të merrnit pak ajër të pastër, dicka tejet e dobishme për trupin dhe kthjelltësinë tuaj. Na besoni se do të ndiheni shumë më të përqëndruar.

Freskohuni: Provoni ta spërkatni fytyrën me ujë të freskët për t´u rigjallëruar ose bëni një dush që të ndiheni të freskët dhe gati për mësim. Nëse merrni abdes para se të faleni, do e vini re se kjo do ju zgjojë pakëz duke ju bërë të ndiheni më të gjallë, njëkohësisht duke ju dhënë energjinë e duhur për të vazhduar studimin.

Planifikoni: Bëni një përmbledhje se çfarë duhet të bëni gjatë ditës, kur duhet t’i keni të përfunduara dhe planifikoni pushimet tuaja të shkurtra para dhe pas ores së faljes.

Përdorni hapësirë të posaçme dhe të pastër: E dimë që është pak tunduese të mos shtrihesh në krevat dhe të rehatohesh në të teksa lexon, por sinqerisht ju sugjerojmë të uleni në një tavolinë të posaçme, pasi do jeni shumë më të fokusuar, do mbaroni më shumë punë pasi do të jeni më të organizuar dhe nuk do prishni orarin e gjumit duke fjetur çdo 30 minuta. Hiqni nga tavolina juaj cdo gjë që ju tërheq vëmendjen.

Hapësirë ​​e pastër = mendje e pastër.

Përdorni pushimet e ‘drekës’: Nëse jeni në leksione gjatë ditës, përdorini pushimet e drekës në avantazhin tuaj. Siç e përmëndëm më parë, është e rëndësishme t’i jepni vetes pushime herë pas here, kështu që kur themi përdorini në avantazhin tuaj, nuk po themi t’i futeni shënimeve që keni mbajur, por të bëni dicka që është relaksuese për ju apo që do ju japë pak gjallëri. Bëni një pushim lutjeje ose një sy gjumë, një To-Do-List, ose edhe një shëtitje.

Sigurohuni që oraret e gjumit t´i keni të rregullta: Gjasat janë se ose do qëndroni zgjuar deri vonë ose do zgjoheni herët, dhe në këtë mënyrë orari juaj do të ç’orienotohet. Dhe kjo është një arsye e mire që ju t´i përdorni orët e ditës për t´u mbushur me gjumë. Eshtë e rëndësishme të ndiheni plotësisht të çlodhur dhe të qetësuar, jo vetëm për hir të rezultateve që prisni nga vetja juaj, por edhe për mirëqenien tuaj. Nëse keni një provim që po afrohet, patjetër që duhet të siguroheni të keni pushuar mjaftueshëm dhe të ndiheni plot energji.

Merreni shtruar: Ne e dimë që dëshira juaj është të shkëlqeni, por nuk duhet t’i bëni shumë presion vetes. Sigurohuni që të mos mbingarkoni veten gjatë ditës kur trupi juaj është nën stres apo kur nuk ndihet edhe aq energjik. Dëgjojeni veten tuaj dhe sigurohuni që të gjeni kohë për të.

Gjatë perëndimit të diellit

Hani sa më shumë ushqime të shëndetshme: të gjithë i preferojmë pak ato  ushqimet e yndyrshme, të skuqura, të pashëndetshme kur vjen koha e iftari pasi kemi qënë të uritur gjatë gjithë ditës. Por nëse i dorëzoheni këtyre dëshirave, ka të ngjarë të përfundoni duke u ndjerë letargjik – një gjendje aspak e rehatshme për të studiuar!

Sidomos për syfyrin, duhet të përpiqeni të përfshini sa më shumë ushqime që furnizojnë trurin në dietën tuaj. Disa sugjerime janë: avokado, çokollatë e zezë, vezë, arra, banane dhe bajame. Jua garantojmë se këto ushqime do të përmirësojnë fokusin tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në mbledhjen e informacionit ndërsa studioni.

Një shprehje e vjetër thotë: `Ju jeni çfarë hani!’

Keto ishin disa këshilla të vogla për lexuesit tanë që janë duke agjeruar dhe njëkohësisht edhe në sezon provimesh.

Gjithçka duhet të bëni është të keni një mendje të qetë, të dëgjoni veten tuaj, t´i përkushtoni kohën e nevojshme faljes dhe të lexoni artikujt tanë kur të keni pushimin. J

Ju urojmë fat dhe pranim të agjërimit!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.