Vitin e kaluar dhe pak a shumë edhe këtë vit ka qenë padyshim një kohë e vështirë për të gjithë. Për të siguruar që përvoja e të nxënit të jetë diçka për të pritur me padurim, një mësuese malajziane bëri shumë përpjekje për të krijuar një klasë argëtuese për studentët e saj. Cikgu Farra jep mësim në Perak dhe ajo ndau në faqen e saj në Facebook se si arriti që kopshti të duket si një anije kozmike me murale të pikturuara me dorë.

Veprat e saj artistike të detajuara dhe dizajnet përfshijnë një galaktikë të plotë me diellin dhe yjet, një kabinë dhe një astronaut lundrues. Cikgu Farra ndau imazhet të kopshtit të transformuar në faqen e saj në Facebook.

“Ne jemi thjesht njerëz të zakonshëm nga fshati por zemrat tona janë të mëdha. Mund të mos duket si diçka e vërtetë, por të paktën ne u përpoqëm. Njerëzit mendojnë se mësuesit e fshatrave janë të zakonshëm ose të mërzitshëm, por ne duam ta ndryshojmë këtë mentalitet.” u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.