Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zgjedhur gruan e parë arabe që stërvitet si astronaute, ndërsa vendi i Gjirit zhvillohet me shpejtësi në sektorin hapësinor drejt një ekonomie të shumëllojshme.

Emiratja Nora Al Matrooshi, 27 vjeçarja e diplomuar në inxhinieri mekanike që aktualisht punon në Kompaninë Kombëtare të Naftës në Abu Dhabi, do të bashkohet me Klasën e Kandidatëve për Astronaut të NASA-s për vitin 2021 në Shtetet e Bashkuara.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke përdorur programin e saj hapësinor për të zhvilluar aftësitë e saja shkencore dhe teknologjike dhe për të zvogëluar varësinë e saj në naftë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë në plan të lëshojnë një rraketë hëne deri në vitin 2024 dhe madje edhe një vizion për një zbritje në Mars deri në 2117.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.