© 2021 UNRWA Mohammed Hinnawi
© 2021 UNRWA Mohammed Hinnawi

Ghada Krayem, një refugjate palestineze, ka nisur një trajnimin profesional për instalimin, funksionimin, mirëmbajtjen dhe programimin e sistemeve diellore fotovoltaike në GTC. 

Kur 20-vjeçarja Ghada Zaki Krayem hyn në një kantier të ri, të gjithë habiten dhe ngelen gojë hapur. E pashqetësuar, afrohet me kutinë e saj të veglave dhe fillon të punojë duke instaluar panelet diellore.. 

Ghada dhe kolegët e saj të diplomuar nga ky lloj trajnimi të mbështetur nga qeveria gjermane përmes GIZ, janë në ballë të fushës së tyre në më shumë mënyra të ndryshme. Të trajnuara në një nga sektorët e energjisë së rinovueshme, gratë e brezit të saj po thyejnë barrierat në një industri përgjithësisht të mbizotëruar nga meshkujt si dhe në një vend ku shkalla e papunësisë së të rinjve në Gaza ka arritur në 70%.

Për shkak të një bllokade gati 14-vjeçare, mungesat e karburantit janë të pranishme dhe ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike arrijnë deri në 11 orë në ditë. Por në rajonin mesdhetar të pasur me diell, sistemet diellore fotovoltaike që shfrytëzojnë rrezet e diellit dhe e shndërrojnë atë në energji elektrike janë një burim premtues i energjisë së rinovueshme.

Gratë e klasës së Ghada u bënë tekniket e para femra të sistemit diellor në Gaza.

Duke reflektuar mbi trajnimin e saj, Ghada na thotë se: “Përvoja e trajnimit në një fushë të dominuar nga meshkujt ishte një sfidë më vete, por në fund të fundit më forcoi. Jo vetëm që e kam pajisur veten për nga aftësia teknike, por jam edhe më e sigurt dhe e vendosur në shprehjen e bindjeve të mia. Dhe si motra e madhe e gjashtë vajzave, unë dua të jem një shembull i mirë për to, duke u treguar atyre se kur një grua di se çfarë dëshiron, ajo mund të angazhohet, të mësojë, të përmirësohet dhe të arrijë qëllimet e saja

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.