Thonë se talentet janë të lindura, ato pastaj veç duhet kultivuar. Interesimi i Erionës për farmacinë ka nisur të shfaqej qëkur ajo kishte qenë veç 5 vjeçe. Që atëherë, ishte përpjekur të eksperimentonte me substanca e të krijonte diçka të re. Kjo kurreshtje, më vonë e kishte shtyrë në rrugëtimin e farmacisë, dhe shumë më shumë se kaq.

Ajo ka një Master në Farmaci dhe më pas edhe një tjetër në Farmaci Spitali dhe Farmaci Territoriale. Me të kuptuarit se shumë nga gjërat që ne i konsiderojmë normale në produktet e përditshme higjienike janë në fakt shkatërruese për shëndetin tonë, ajo kishte hapur një shteg të ri në jetën e saj: vetëm 25 vjeç ishte bërë sipërmarrëse duke nisur biznesin e saj “Secrets of Nature” . Përmes kësaj ndërmarrjeje, ajo përpiqet të ofrojë alternativa natyrale për kujdes dhe bukuri.

Ka ndjekur disa kurse online për formulimin e produkteve natyrore për kujdes të lëkurës, parfumerinë natyrore dhe aromaterapinë. Ka krijuar një portofolio prej më shumë se 20 formula origjinale brenda 5 viteve, duke përdorur vetëm përbërës natyral.

Mund t'ju interesoje edhe artikulli "Graduate Success Story: Sekretet e 
Natyres, an interview"

Ajo është e bindur se problemet me lëkurën janë pasqyrim i shëndetit të trupit dhe se lëkura vetëm shfaq sinjalet kur diçka brenda nesh nuk është në rregull. Dhe pasi vetë ka zbuluar sekretet e të jetuarit shëndetshëm, tani i ka vënë mision vetes t’u ndihmojë njerëzve të zbulojnë mrekullitë e trupit dhe të jetuarit në harmoni me natyrën.

Së fundmi, Eriona është nominuar për Global Woman Awards. Votimi është i hapur deri më 4 korrik dhe për Erionën mund ta lini votën tuaj këtu

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.