Nga Iman Zawahry

Muslimanët shpeshherë portretizohen në media si një identitet i njëtrajtshëm ndërsa portretizimi i grave muslimane mungon ose është shumë i rrallë dhe i zbehtë. Përmendni një film të Hollivudit që ka për personazh kryesor një grua muslimane!

Nuk të vjen gjë në mendje, apo jo? Po komedi me personazh kryesor një grua muslimane apo me producente një grua muslimane? S’ka pra!

Duke u rritur në mes të Floridas, nuk kisha ndonjë gjë me çka të merresha. Shikimi i filmave dhe televizioni ishte një mënyrë për të shtyrë kohën. Edhe pse personazhet ishin të mirë, ata gjithmonë dukeshin po aq të parashikueshëm dhe të zakonshëm sa dhe realiteti përreth meje. Unë kurrë nuk e kam çuar ndërmend se do të ndryshojë ndonjëherë ky lloj mentaliteti, ose që do vinte një ditë që do mund ta ndryshoja.

Unë jam një nga producentet e para femra me hixhabi në Amerikë. U diplomimova në Shkollën e Filmit në Universitetin Shtetëror të Floridës në fund të vitit 2000. Kjo më mundësojë të krijoja histori dhe personazhe që do doja të shihja dhe tek të cilat mund ta gjeja veten. E dëshiroja aq shumë për atë shijen nostalgjike të një filmi të mirë, por me gratë muslimane me hixhab si personazhe kryesore. Krijova katër metrazhe të shkurtra që dolën jashtëzakonisht mirë, sepse njerëzit prisnin me padurim të shikonin një histori gruaje muslimane. Këto u shfaqën në 100 vende në mbarë botën, dhe me të cilat mora pjesë si finaliste në konkursin për Filma me  Metrazh të Shkurtër të NBC, si fituese e Çmimit Princess Grace, fituese e çmimit Emmy dhe të tjera.

Si një kineaste e re që sapo doli nga bankat e shkollës së filmit, mendova se kjo do të thoshte se industria ishte gati për këtë lloj revolucioni. Por nuk qe ashtu.

Industria mbeti hezituese për të paraqitur gratë muslimane me historitë e tyre deri vonë. Në vitin 2016, kur administrata Trump shpalli “ndalimin e muslimanëve”, vetëm atëherë pamë gratë muslimane në televizione dhe filma që iu afruan portretizimeve autentike. Gratë muslimane u paraqitën në shfaqje si “The Bold Type” të Freeform dhe “Quantico” apo “Grey’s Anatomy” të ABC, por pamë më shumë role kryesore me burrat muslimanë, përfshirë dhe “Akti Patriotik” i Hasan Minhaj, “Ramy” i Hulusë dhe, së fundmi, “Transplantimi” i NBC.

Këto janë hapa të mëdha në kontekstin e përfaqësimit të muslimanëve. Por unë akoma pyes veten: Ku janë gratë muslimane si personazhe kryesore? Ku janë personazhet që flasin për grupin e grave muslimane në Amerikë dhe që vërtet na përfaqësojnë?

Në “Raportin e Diversitetit të Hollywood-it” të UCLA-së, 84% e regjisorëve janë meshkuj të bardhë, ndërsa ka pasur zero gra muslimane në karrigen e regjisorit në Hollywood në vitin 2019. Për më tepër, aktorët që portretizojnë gratë muslimane në ekran në të vërtetë nuk luhen nga gratë muslimane vetë.

Mund tju interesoje edhe :

Histori frymëzuese nga dy regjizore muslimane

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.