Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë francez Marine Le Pen bëri thirrje për një ndalim të veshjes së hixhabit në vende publike, ndërsa një sondazh i fundit tregon se, në raundin e dytë të zgjedhjeve kundër Presidentit në detyrë Emmanuel Macron, gara do të ishte shumë e pasigurt.

“Unë e konsideroj hixhabin si një veshje islamike”, u tha Le Pen gazetarëve, duke propozuar një ndalim të “ideologjive islamike” të cilat, për mendimin e saj, janë “totalitare dhe vrasëse”, shkruan AFP.

Në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, Marine Le Pen hyri në raundin e dytë të zgjedhjeve, por u mund pa probleme nga kandidati centrist Emmanuel Macron, i cili, në raundin e dytë, u mbështet nga partitë e qendrës së majtë dhe të djathtë.

Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin ndaj Islamit dhe muslimanëve midis Le Pen dhe Macron.

Marin Le Pen tha vitin e kaluar se ajo vendosi të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë, të planifikuara për në 2022.

Fushata e saj padyshim që ka filluar. Fushata anti-hixhab thotë se Islami dhe muslimanët do të jenë fokusi i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Francë. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.