Pas verdiktit në favor të saj për refuzimin e trajtimit me një burrë, Farah Alhajeh ka marrë kërcënime dhe mesazhe abuzive.

Pasi gjykata në Suedi vendosi në favor të një gruaje muslimane së cilës iu ndërpre një intervistë pune për arsye fetare – refuzoi t’i japë dorën një zyrtari – Farah Alhajeh thotë se ka marrë qindra kërcënimeve dhe mesazhe vulgare me përmbajtje seksuale.

Ajo është shndërruar në personazh dite në vendin skandinav, ku dhe ka lindur, pasi fitoi një process gjyqësor të ndjekur nga Avokati i Popullit vendas. Për këtë arsye, asaj do i paguhet një dëmshpërblim prej afro 4000 dollarësh.

Vendimi i gjykatës, ndër të tjera, theksoi se Alhajeh kishte të drejtë të refuzojë të shtrëngojnë duart me seksin e kundërt, siç thuhet në paragrafin 9 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

“Pas lajmeve filluan të vijnë mesazhe kërcënuese dhe komente vulgaree. Kam marrë edhe një mesazh mbështetjeje”,tha Alhajeh. Sipas saj, disa kanë shkruar se duhet të rikthehet në Lindjen e Mesme, prej nga ka ardhur.

“Unë kam lindur në Suedi dhe këtu jam rritur. Për momentin unë nuk po i raportojë në polici këto mesazhe kërcënuese”, shtoi Alhajeh

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.