“Kur isha në vitin e parë në Fakultetin e Mjekësisë, u ktheva në shtëpi pasi nëna ime ishte sëmurë. E pata si dilemë të madhe, të qëndroja me nënën apo të kthehesha në studime, ku duhej të udhëtoja më se 400 km., deri në Fakultet. Nëna më tha: “Shko bijë, unë jam mirë. Dua të bëhesh mjeke dhe t’ju ndihmosh njerëzve.” Kështu, u ktheva në Fakultet dhe pas pesë ditësh nëna ime ndërroi jetë.”

Sot, pas 20 vjetësh, doktoresha Farzana Hussain, britanike me origjinë nga Bangladeshi, qëndron në ballë të një ndërtese të mirënjohur në Londër, si një nga heroinat dhe mjeket më të mira të vendit, e cila në kohën e pandimisë ka ndihmuar dhe shëruar njerëzit pa asnjë hezitim. Andaj, për t’i realizuar ëndrrat tona, duhet më parë të  zgjohemi nga gjumi, të sakrifikojmë dhe punojmë shumë.

Nuk di të them sa e vështirë është të shprehësh me fjalë se sa e privilegjuar ndjehem që jam në gjendje të shkoj në punë çdo ditë dhe të bëj një ndryshim në jetën e njerëzve dhe të ndihmoj në luftimin e kësaj pandemie globale. Për këtë ndihem e privelegjuar më shumë, se sa për foton në ekran, sepse si unë ka dhe shumë koleg të mi të tjerë, të cilët për çdo ditë luftojnë me betejat e tyre familjare dhe personale, e përsëri e gjejnë forcën të jenë në front të parë në luftën kundër virusit.” shprehet plot modesti Farzana.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.