Nga KIMBERLY DISHONGH  

Herës tjetër, kur t’u thoni fëmijëve tuaj të pastrojnë oborrin nga gjethet apo të lajnë enët, mund të shtoni me bindje të plotë se kjo është për të mirën e tyre.

Marty Rossmann nga Universiteti i Mississippi ka bërë një kërkim. Ajo ka  mbledhur të dhëna për 25 vjet duke nisur nga viti 1967,  për të vërtetuar se t’i kërkosh fëmijëve të bëjnë punë shtëpie nga mosha 3 ose 4 vjeç do t’i shpie ata drejtë suksesit diku tek të 20-tat.

Kjo për arsye se bërja e punëve u jep atyre një ndjenjë përgjegjësie dhe kontributi në mbarëvajtjen e jetës familjare, me detyra dhe të drejta të plota si një i rritur dhe si rrjedhojë i mundëson marrdhënie të mira shoqërore dhe familjare si dhe sukses në karrierë.

Sipas një sondazhi nga Instituti Kërkimor Braun, I kryer vitin e kaluar, rezultoi se 82% e prindërve (që ishin pjesë e studimit) kanë bërë punë kur kanë qenë të vegjël, mirëpo vetem 28 % e tyre i kërkojnë fëmijëve të tyre të bëjnë punë. Kjo për arsye se nuk duan t’i pengojnë nga mësimet dhe nga aktivitetet jashtëshkollore.

“Një gjë është e sigurt: prindërit e sotëm nuk kalojnë mjaftueshëm kohë me fëmijët e tyre duke bërë punë shtëpie dhe duke ju mësuar atyre se si bëhen,” shprehet Nicholas Long, drejtori i Qendrës Prindër Efektivë në Spitalin e Fëmijëve në Arkansas.

“Në vend që t’u kërkosh fëmijëve të bëjnë punë, shpjegojua si ta bëjnë dhe bëji bashkë me ta në mënyrë që të kenë një shembull për të ndjekur”, shtoi ai.

Ditët e sotme ne i dërgojmë fëmijët tanë nëpër shkolla të larta, mirëpo ato nuk dinë as të lajnë rrobat e tyre, të gatuajnë për vete, sepse ne i nënvlersojmë ata duke i menduar të paaftë për të bërë mësimet dhe punët njëkohësisht.

Fëmijët e moshës 2-3 vjeç mund të mësohen me punë si palosje rrobash, të çojnë gjëra nga njëra dhomë në tjetër si dhe të mbledhin lodrat e tyre.

Ndërsa më të mëdhenjtë mësojini të bëjnë punë për të mirën e përbashkët, si përshembull, të marrin me fshesë korenti shtëpinë, në vend që t’u kërkosh atyre të pastrojnë dhomën e tyre, sepse nëse limitoheni vetëm me dhomën e tyre disa fëmijë mund të thonë se u pëlqen të rrijnë në rrëmujë, apo se rrëmuja është pjesë e karakterit të tyre por dhe nëse e bëjnë kjo do t’i kufizonte ato në një egoizëm të tipit:”unë dhomën time e rregullova s’me intereson ç’bëhet jashtë saj”

Dhë nëse kundërshtojnë me justifikimin se: “atë rrëmujë nuk e bëra unë”, atëherë u duhet shpjeguar atyre se të gjithë në shtëpi kanë pjesë në rrëmujë ashtu siç kanë pjesë në rregullimin e saj,  kështuqë në mënyrë që të kujdesemi për njëri-tjetrin duhet që secili të jap kontributin e tij në punët e shtëpisë. Përndryshe, do t’i takonte vetëm nënës t’i bëntë punët e të gjithëve dhe kjo është thuajse e pamundur, sidomos kur nëna punon gjithashtu.

Shmangni shprehje si” është koha të bësh punët e tua” dhe zëvëndësoje me “është koha të bëjmë punët”, duke e kthyer atë në një aktivitet argëtues dhe jo të mërzitshëm, ndoshta duke shtuar edhe ndonje shpërblim ose dhuratë për atë që i mbaron punët i pati, ose kush bën më shumë punë etj.

Nëse nuk i ke mësuar që të vegjël atëherë fillo tani, nuk është kurrë vonë për të edukuar fëmijën tënd.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.