Basak Cengiz sulmoi mbrëmjen e së martës Can Goktuk Boz teksa po shëtiste në Atashehir të Stambollit.

Sipas mediave të huaja, autori i është afruar nga pas dhe e ka qëlluar atë me shpatë samurai 75 cm të gjatë.

Vajza u përpoq të largohet, por ai e godiste vazhdimisht, pavarësisht britmave të saj, autori priti derisa ajo të shtrihej përtokë dhe mos të lëvizte më. Më pas, ai iku duke mbajtur shpatën.

E reja ishte e mbuluar me gjak dhe e plagosur rëndë. Ajo u dërgua në një spital privat në Atashehir, por nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

Autori, i cili jetonte i vetëm në një kompleks luksoz, u arrestua dhe në dëshminë e tij tha se kur doli nga shtëpia kishte vendosur të vriste një grua.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.