Kampione e konkursit britanik të gatimit, Bake-Off, Nadiya Hussain e cila është shndërruar tashmë në një personazh të famshëm falë formatit televiziv super të ndjekur në Britani, është një nga 100 gratë e përzgjedhura nga rrjeti BBC për të dhënë eksperiencat e tyre të suksesit. Ajo bisedoi me Shaimaa Khalil që drejton emisionin e BBC-së, për menaxhimin e famës, identitetin e saj si muslimane britanike dhe pasionin për të shkruar për gratë me kurajo.

Suksesi i Hussain në konkursin e gatimit u ndoq nga një audiencë rekord prej më shumë se 13 milionë njerëzish nëntorin e kaluar. Që prej asaj kohe, ajo është bërë ylli i serive të veta televizive, ka shkruar libra dhe ka pjekur një tortë ditëlindjeje për Mbretëreshën.

Ja intervista e saj:

Eshtë vërtet interesante që libri juaj i tretë është fiction. Më thoni pak për procesin dhe përse dëshiruat ta shkruani?

Një gjë është të shkruash receta, e tjetër gjë, madje shumë ndryshe të shkruaje këtë libër. Nuk ka torta me çokollata për t’u fshehur. E përfundova krijimin e historisë duke nisur me personazhet. Ajo që kuptova është se më pëlqen shumë të shkruaj për gra të forta. Jam rritur në një familje me gra vërtet të forta… ishte vërtet mirë të shkruaje për gra të forta, provokuese që kanë një zë, por pjesa më e madhe nuk e kanë këtë mundësi. Dhe këtu mund të mbështetesha. Është historia e një familjeje emigrantësh të brezit të parë nga Bangladeshi – shumë të ngjashëm me mua, por në asnjë mënyrë nuk është autobiografike. Duke jetuar në një komunitet të ngushtë, mund të dëgjosh shumë histori, anekdota, rrëfime qesharake, dhe unë mora pjesë nga gjërat që kisha dëgjuar. Kur shkruan, çdo gjë përbën material.

A ndjen se ka presion mbi ju tashmë që jeni e famshme, për të përfaqësuar gratë muslimane britanike?

Kur hyra në shfaqje, isha thjesht vetja ime. Mendoj se shamia, pamja ime, mënyra sesi zgjodha të vishem është aksidentale. Të gjitha kanë qenë pjesë e jetës sime që kur isha 14 vjeç, kështu që nuk di tjetër. Kështu kur hyra në tendën e konkursit televiziv, gjithçka kishte të bënte me menaxhimin e tortave. Kur dola nga shfaqja dhe gjatë transmetimit, kuptova se ato që mendova se ishin të rastësishme, në fakt, ishin theksuar dhe zmadhuar. Në këtë pikë, unë vetëm sa kam punuar edhe më fort për të qenë një rol model për fëmijët e mi, asnjëherë të mos mendoj për botën më të gjerë, dhe është absolutisht një nder për mua të jem në gjendje në këtë pozicion të them: “Po, jam muslimane, nga Bangladeshi dhe jam britanike e krenare për të gjitha këto”.

Megjithatë duhet të keni shumë presion?

Nuk është, për shkak se unë gjithashtu, them se nuk jam perfekte. Si nënë askush nuk më dha manual – unë e mora me mend në moshën 21-vjeçare. Ishte: “Pra, qëllimi është që ta mbaj të gjallë!”

Shumë grave muslimane iu është dashur të durojnë ngacmime anti-islame në rrugë – a të ka ndodhur ndonjëherë ty?

Nga momeni që kam veshur shaminë, kjo vjen pothuajse vetë. Nuk e ushqej negativitetin me negativitet. I pres me buzëqeshje dhe them: “E dini çfarë, unë nuk kam nevojë të balancoj peshoren”. Për mua, ajo që është vërtet e rëndësishme për shkak se detyra ime më kryesore dhe më e rëndësishme ka të bëjë me fëmijët e mi. Unë jeton në një vend të këndshëm. Nuk kam dëshirë që fëmijët e mi të rriten të ciflosur. Ata njerëz negativë dhe ato komente negative janë pakicë dhe unë nuk i lejoj të më diktojnë mënyrën si e jetoj jetën.

NAdia Hussein3
Disa komente negative në Twitter

A kanë qenë këto abuzime më të pakta apo më të këqija që kur fitove Bake-Off?

Mendoj se kur je në syrin e publikut, dhe më pas në median sociale, bota bëhet një vend shumë më i vogël. Është mënyra sesi e menaxhoj ajo që vërtet ka rëndësi për mua. Nëse është dikush negativ në jetën time, zgjedh të mos ia kem numrin në telefon – nuk jemi shokë. Është e njëjtë me median sociale. Nëse dikush është i keq me mua, unë thjesht e bllokoj. A jam penduar që hyra në garë? Jo. Për asnjë sekondë. Ka momente që ndjehem e lodhur, por jam njeri. Vitin që shkoi u rrita shumë si person dhe në mënyra që nuk do t’i dija kurrë.

Në një pikë, për shkak të sulmeve që merrnit në Twitter, policia u desh të mbronte shtëpinë tënde. Më fol për këtë eksperiencë.

Afër fundit të transmetimit të “Bake-Off” kishte shumë negativitet dhe ishte pothuajse e vështirë të lexoje disa gjëra. Na u desh të kishim prani policore rreth shtëpisë dhe njerëz brenda saj, por fëmijët u kënaqën shumë. Ata ishin në humorin: kemi njerëz shtesë që po rrinë me ne. Sa herë jepja një buzëqeshje për ta, mendoja me vete: “Zot, çfarë bëra, a janë të sigurtë fëmijët e mi?”. Por nuk u tremba dhe me kohën mësova se ekzistojnë këta luftëtarë të tastierës që do të ulen në kompjuter në orën 2 të mëngjesit dhe do thonë gjëra që nuk mund t’i përplasin në fytyrë, pasi jam e bindur se nëse do i takoja sot ata njerëz, ata nuk do ishin në gjendje të më thoshin ato gjëra.

Nadai me bashkëshortin e saj.
Nadai me bashkëshortin e saj.

Të jesh një grua muslimane britanike në syrin e publikut – a ka ndihmuar kjo në ndryshimin e perceptimit për gratë e tjera muslimano-britanike?

Shpresoj që po. Më pëlqen të mendoj se mund të jetë një pikënisje për muslimane të tjera në të ardhmen. Fillimisht mbaj mend se u ndjeva: a do të pranohem? A do të jetë një problem i madh që mbaj shami? Dhe më pas, më kujtohet se mendova që ka negativitet, por unë jam në rehat me veten. Nuk ka të bëjë nëse zgjedh të mbulosh flokët apo çfarë besimi je, është gjetja e besimit tek vetja për të menduar: Po, jam ndryshe, por mund t’ia dal.

A të frustron ndonjëherë fakti që fokusi është më shumë tek besimi yt sesa tek ajo që ti bën?

Në fakt, nuk është se më mërzit fakti që njerëzit më shohin nga shamia në fillim, për shkak se e mbaj pikërisht që ta shohin. Më pëlqen të mendoj se njerëzit ndihen mirë të më pyesin ato gjëra për të cilat janë kuriozë. Më pyesni çfarëdo që të doni dhe më pas, le të shkojmë të pjekim një tortë.

A ndjehesh ndonjëherë se duhet të zgjedhësh identitetin tënd- nëse do të jesh muslimane apo britanike?

Mendoj se ndonjëherë është vërtet vështirë të jesh tre gjëra, muslimane, britanike dhe nga Bangladeshi në të njëjtën kohë. Ndonjëherë të duhet ta heshtësh një pjesë të vetes që pjesa të tjetër të shkëlqejë më shumë, dhe mendoj se gjithçka ndriçon më shumë që kur kam fëmijët. Ajo që kam mësuar është se vjen natyralisht, dhe më pëlqen procesi. Më pëlqen që ne jemi të gjithë pjesë e gjërave të bukura, dhe mendoj se është një gjë e mrekullueshme të jem pjesë e kaq shumë botëve të ndryshme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.