“Asian Women of Achievement(AWA)”  – Gratë e suksesshme asiatike – organizon një sërë aktivitetesh që synojnë frymëzimin dhe mbështetjen e një gjenerate të re të drejtueseve të cilat korrin  sukses në jetën e tyre profesionale. Këto aktivitete kanë moton: “Bashkëpunim, frymëzim dhe mbështetje”.

Një ndër programet e kësaj organizate është dhe ai i titulluar “Gratë e së ardhmes”, i cili është përgjegjës për një paketë me evente dhe projekte të cilat mbështesin dhe kurorëzojnë suksesin e grave. Drejtuar nga Pinky Lilani CBE DL, kanë ndërtuar një komunitet të jashtëzakonshëm me gra influencuese të motivuara jo vetëm për të ndërtuar lidhje profesionale dhe personale me njëra-tjetrën, por për të qënë një zë i fortë mbështetës për një gjeneratë të talenteve të reja në biznes.

Këtë vit fituesja e çmimit “Technology & Digital” ishte Rahma Javeed, e cila për çmimin në fjalë shprehet: “Ndihem shumë mirënjohëse dhe e motivuar që jo vetëm jam nominuar për këtë çmim, por edhe arrita ta fitoj atë. Falenderoj skuadrën time të punës si dhe mbështetësit e mi në aspektin personal dhe profesional, si dhe Asian Women of Achievement për këtë vlerësim.”

Por kush është Rahma?

Ajo është drejtuese e zhvillimit dhe inxhinierimit informatik pranë kompanis Deliveroo, ku koordinon pesë skuadra ndërkombëtare. Veprimtaria e saj përqëndrohet për shndërrimin e kompanisë Deliveroo në partnerin e preferuar të klientëve për shpërndarjen e ushqimeve të restoranteve. Përpara se të punonte si drejtuese teknologjike, ajo ka qenë drejtuese e inxhinierimit për kompaninë Wealthfront, aktiviteti i së cilës fokusohet tek këshillimi automatik financiar. Rahma drejtonte inovacionin teknologjik në fushn e FinTech (Teknologji në përdorim nga shërbimet financiare).

Me originë kanadeze, Rahma ka studiuar në Universitetitn e Torontos dhe ka punuar në startup dhe gjigandë të teknologjis përfshi Microsoft, IBM dhe Blackberry në vende të ndryshme si Toronto, Seattle dhe Silicon Valley. Ajo u zhvendos ne Londër para dy vitesh pasi siguroi nje vizë angleze si Top Talent.

Ajo ka eksperienca të ndryshme globale në vende si Amerikë, Canada dhe UK gjatë punës së saj për të ndërtuar dhe menaxhuar skuadra të ndryshme.

Pasion i madh i saj është inkurajimi i diversitetit në vendet e punes si dhe inkurajimi i grave dhe vajzave për të bërë karriere në fushat që përfshin STEM (Science, Technology, Engineering and Math).

Gjithashtu, ka një rol aktiv si folëse ne konferenca dhe anëtare aktive në komunitete të teknologjisë. Rahma merr pjese në promovimin e diversitetit, arritjen e balancave gjinore në profesionet që përfshijnë teknologjinë dhe fuqizimin e talenteve të reja me anë të edukimit e formim shkencor dhe teknologjik.

Duke qenë emigrante e gjeneratës së parë, prindërit e së cilës kishin emigruar nga Pakistani për në Kanada në kërkim të një jete më të mir, ajo ka përjetuar mjaft sfida si në vendin e punës ashtu dhe në shoqëri për shkak të mungesës së diversitetit. Ajo dëshiron të bëhet rol model për të tjerët dhe të ofrojë eksperiencën e saj për të promovuar një botë më të mirë dhe gjithëpërfshirëse.

Perktheu: Albana Celepia

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.