“Gruaja, arkitekte e shoqërisë” u titullua sesioni i parë i edicionit të tretë të Festivalit Multikulturor me temën “Privimi nga qasja në të drejtat: Partiarkati apo mosfunksionimi institucional” ku mori pjesë edhe Znj. Muzaqete Kosumi përfaqësuese e Fakultetit për Studime Islame tha se ”Burri i fortë nuk është ai që e përdorë forcën fizike por ai që e kontrollon hidherimin”Gruja është struktura dhe elementi kryesor brenda një shoqërie. Gruaja në Islam është e ngritur aq shumë sa pejgamberi a.s thotë xheneti është nën këmbët e nënës. Të jeni të sjellshëm me gra sepse ashtu siç keni ju të drejta mbi ato kanë edhe ato mbi juve. Dhuna duhet të luftohet dhe të kërkojmë drejtën tonë në të gjitha institucionet për mbështetje dhe ndihmë. Znj.Kosumi ndër të tjera na përgëzojë për organizimin e këtij festival dhe se ndihet shumë e nderuar për ftesën që iu është bërë. Ajo rekomandon që shoqëria jonë duhet të organizojë më shumë evente si ky “Festival Multikulturor” duke bërë thirrje për mbështetje nga qeveria dhe institucionet tjera që bashkë të luftojmë dhunën dhe fenomenet anti-gjipsiste.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.