Senati në Francë pranoi ndryshimin e Ligjit për Sportin, i cili ndalon mbajtjen e shamive në gara.

Senatorët e Partisë Republikane (LR), partia e qendrës së djathtë, propozuan një ndryshim në ligjin e sportit, i cili u miratua me 160 vota pro dhe 143 kundër.

Ndryshimi i përmendur ndalon mbajtjen e simboleve të dukshme fetare në ngjarjet sportive dhe garat e organizuara nga federatat sportive dhe organizatat përkatëse.

Por ministrja e Sportit Roxana Maracinenau është shprehur kundër ndryshimit të ligjit në lidhje me mbajtjen e simboleve fetare.

Ndryshimet e bëra në Senat do të rishqyrtohen nga një komision i anëtarëve të Senatit dhe Asamblesë Kombëtare përpara se të bëhen ligj. Ekziston mundësia që ky ndryshim të zhbëhet.

Nëse amendamenti bëhet ligj, nuk dihet ende nëse do të zbatohet në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.