Është kërcënuar me vdekje gazetarja e mbuluar me shami Nadiya Lazzouni, e cila njihet për mbrojtjen e të drejtave të shoqërisë muslimane në Francë.

Producentja dhe gazetarja Lazzouni, në një deklaratë nga llogaria në Twitter, tha se ka filluar të marrë kërcënime me vdekje dhe se në adresën e saj është lënë një letër plot me kërcënime.

Ajo ka postuar fotografitë e mesazhit kërcënues dhe duke etiketuar ministren e Shtetit përgjegjëse për çështjet e qytetarëve Marlene Schiappa, ministrin e Brendshëm Gerald Darmanin dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron ka thënë: “A do të bëni diçka kundër këtyre kërcënimeve me vdekje?”.

Lazzouni tërhoqi vëmendjen se në punimet dhe fjalimet publike të saj deri më sot ajo është përpjekur gjithmonë të transmetojë mesazhe shprese duke harruar atmosferën tensionuese në Francë.

“Copa pa vlerë (mbi kokë) le të qëndrojë, se të vendosim më mirë në objektiv”

Në letrën kërcënuese që i është dërguar gazetares krahas retorikave të urrejtjes dhe kërcënimeve me vdekje në objektiv janë vendosur edhe muslimanët.

“Mbylle gojën dhe shporru. Copa pa vlerë (mbi kokë) le të qëndrojë, se të vendosim më mirë në objektiv”, “Nuk e njeh Francën por do të njohësh francezët”, thuhet në letrën ku shprehen kërcënime ndaj periferive ku jetojnë kryesisht muslimanët.

Në anën tjetër edhe ministrja Schiappa nëpërmjet Twitterit lidhur me çështjen ka theksuar “Asnjë mendim ndryshe nuk mund të bëjë të drejtë kërcënimet gjinore dhe raciste në fjalë”.

Duke potencuar se i dënon kërcënimet dhe ofendimet, Schiappa vuri në dukje se gjyqësori nuk mund të qëndrojë indiferent nëse Lazzouni ankohet.

Shumë gazetarë përfshirë edhe ato turq ndanë në median sociale mbështetjen e tyre për Lazzouni.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.