Nga Dalya Ayoub

Feminizmi radikal është në rritje; dhe është një nga kontribuesit kryesorë që disa gra muslimane ta braktisin Islamin… ky është një fakt i frikshëm…

Por a e dinit gjithashtu se një nga kontribuesit kryesorë që gratë muslimane të ndërmarrin një vendim të tillë është për shkak të praktikave mizogjene që kryhen shpesh kundër tyre në emër të Islamit?!

A e dinit se ju, ajo që po i paralajmëroni për rreziqet e feminizmit, mund të jeni në të vërtetë një kontribuese me besimet tuaja të gabuara rreth islamit për çështjet e grave, praktikën dhe trajtimin e grave në Islam që po i shtyni ato drejt ketij vendimi?

Thjesht lëreni të thellohen vetë…

Unë personalisht kam të paktën 100 histori personale që mund t’i ndaj dhe i jam shumë mirënjohëse Allahut që më udhëzoi të di më mirë për fenë time, pavarësisht nga ajo që shoh se praktikohet në komunitetin tim dhe nga organizatat dhe nga figurat e njohura muslimane…dhe i ftoj motrat që të mësojnë fenë e tyre në mënyrë që të mos mësoheni vetëm me një version i cili në të shumtën e rasteve iu serviret si i vetmi…

Ky nuk është një diskutim për feminizmin, ndaj ju lutemi mos e keqkuptoni; më tepër një reflektim mbi atë që *ne* bëjmë si shoqëri për t’i larguar motrat nga Islami!

Sa herë që një motër më kontakton për shtypjen që duhej të duronte, sepse “Islami thotë kështu” zemra më thyhet!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.