Gazetarja nga RMV, edhe këtë Bajram gëzon shumë familje

0

Gazetarja nga Shkupi Farije Dauti Bakiu, nuk ndalon aktivitetin e saj humanitar duke i’u dalur në ndihmë të gjithë atyre skamnorëve dhe nevojtarëve edhe në këtë muaj të shenjtë të ramazanit.

Së fundmi ajo ka bërë grumbullimin e disa mijëra eurove të cilët u janë dedikuar familjeve me fëmijë jetimë. Ja edhe rrëfimi i saj:

“Gjatë muajit të Ramazanit janë grumbulluar mbi 5000 euro falë aktivitetit të zonjës Farije Dauti Bakiu si dhe platformës DÇP

Këto mjete janë shpërndarë te fëmijët jetimë të cilët nuk kemi dashur t’i zbulojmë si dhe 3000 euro kanë shkuar për banesën e nënës me dy fëmijë jetimë! Ja teksti në vijim:

Zoti iu përgjigj time.
Nurtene Ismaili, nëna e dy fëmijëve jetimë dhe vetë e rritur jetime, sot u bë me banesë. Për Nurtene Ismailin me ndihmën tuaj jam kujdesur 5 vite të plota, problemi i saj ishte status quo.

E lënë rrugve, pa adresë, pa shtëpi pa dokumentacion, pa asnjë ditë shkollim.. Nurteni është njeri pa njeri. Prej saj hoqën dorë të gjithë, por Allahu mua më dha fuqinë të duroj të qarat e saj, të bërtiturat, veprimet e pazakonshme. Më dha Zoti forcën mos e braktis edhe pse shpesh ndjehesha e lodhur, sepse Nurteni ka probleme të rënda psikologjike bashkë me fëmijët e saj, kjo reflektonte edhe te unë, por shpesh e vendosja veten në pozitën e saj dhe e tejkaloja çdo mundim. Pyesja veten: Nëse do kisha kaluar jeten nëpër tenda e bodrume, nëse do isha privuar nga dashuria e të dy prindërve qysh në lindje, a do isha unë kjo, apo do reagoja si Nurteni? Mbase do isha më keq.. Allahu e di.

Ka disa muaj që mundohem t’ia grumbulloj mjetet për banesë, por më kot.. Disa gjëra nuk bëhen kur duam ne por Allahu kur don. Kisha një barre aq të rëndë, sa u përula dhe i kërkova Allahut mes lotëve duke qarë me dënes.

“O Allahu im, ti je furnizuesi e unë nuk mundem pa Ty. S’kam fuqi ta lëviz as gishtin pa urdhërin tand.Ti e din, unë nuk mund t’i lë në rrugë Zoti im, por nuk mund ta mbaje më këtë barrë të randë.. Ndihmom dhe lehtësoma” qava e qava pa pushim me shpresën se Allahu do më ndihmonte.
Lutjes time Zoti ju përgjigjë pas disa orëve nëpërmjet Hazbi Ameti Therrës (Nga O. H “Bujaria).

I kisha grumbulluar mbi 20.000 euro dhe 10.000 eurot që nevojiteshin për tu mbyllur ky aksion, i dhuroi ky njeri fisnik, e takofsha në Xhenetin Ferdaus bashkë me secilin prej jush që keni ndihmuar qoftë edhe me një share apo lutje.

Faleminderit të gjithë juve që më ndihmuat si dhe juve që u kujdesët për grumbullimin e të hollave. Ne veçanti Duam Çair të Pastër. Luetm për të gjithë ju që ndihmuat pa pushim E mira mos u ndaftë dhe e keqja mos u paftë. U pafsha në Xhenet secilit nga ju” Farije Dauti Bakiu. (INA)

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.