E hënë, Dhjetor 16, 2019

Gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm çdo mëngjes

0

Përveçse zgjohen herët në mëngjes, përpara orës 7:30, njerëzit e sukesshëm ndjekin një rutinë personale që ju jep energjinë për të vazhduar ditën.

Vetëbesimi nxitet nga aftësia e tyre për të lënë pas negativitetin që pengon shumë njerëz të ndjeshëm. Duke menduar jashtë kornizave, njerëzit e suksesshëm ngrihen mbi limitet e tyre.

Gjithçka nis me një rutinë mëngjesi. Ja çfarë bëjnë gjatë orëve të para të ditës njerëzit e suksesshëm:

1. Ata pinë ujë me limon

Pirja e ujit limon kur zgjoheni rrit nivelet e energjisë tuaj fizikisht dhe mendërisht.
Ju gjithashtu duhet të prisni 15-30 minuta para se të hani. Limonët janë të mbushur plot me lëndë ushqyese, si kaliumi, vitamina C dhe antioksidantë.

2. Ata ushtrohen

Richard Branson, Tim Cook dhe Bob Iger i të gjithë zgjohen para orës 6:00 për t’u stërvitur. Një studim i kryer në Institutin për Hulumtime në Ontario zbuloi se njerëzit që ushtrohen dy herë në javë për 10 javë, ndjehen më kompetentë në aspektin social, akademik dhe atletik.
Një studim i dytë i kryer nga studiuesit në Universitetin e Bristolit zbuloi se njerëzit që ushtrohen çdo ditë kanë më shumë energji dhe një pikëpamje më pozitive. Duke stërvitur trupin tuaj qoftë dhe për 10 minuta truri juaj do të ndihet më i qetë dhe ju do të mbani në kontroll impulset tuaja.

3. Ata shkëputen

Howard Schultz e fillon ditën e tij me një e-mail motivues për punonjësit e tij, pas kësaj, ai shkëputet dhe ia kushton kohën e tij ushtrimeve dhe familjes. Kur zgjoheni dhe zhyteni direkt në e-mail, mesazhe dhe Facebook, ka shumë gjasa që të humbni fokusin dhe mëngjesi juaj t’i nënshtrohet nevojave të njerëzve të tjerë. Është shumë më e shëndetshme që në ato momente të çmuara të para të ditës të bësh diçka relaksuese, dhe dita juaj do të jetë më e qetë dhe pozitive.

4. Ata hanë një mëngjes të shëndetshëm

Njerëzit që hanë mëngjes kanë më pak gjasa të jenë obez, ata kanë nivele më të qëndrueshme të sheqerit në gjak dhe ata kanë tendencën të jenë më pak të uritur gjatë gjithë ditës. Këto janë vetëm statistikat për njerëzit që hanë çdo mëngjes. Kur hani një mëngjes të shëndetshëm, dyert e një dite të frytshme hapen vet. Një mëngjes i shëndetshëm ju jep energji, përmirëson kujtesën tuaj afatshkurtër dhe ju ndihmon të përqendroheni më intensivisht për periudha më të gjata.

5. Ata përcaktojnë objektivat e ditës

Benjamin Franklin ishte i vendosur në planifikimin e ditëve të tij. Çdo mëngjes, ai zgjohej në orën 4 të mëngjesit dhe në mënyrë të përpiktë hartonte një orar. Kur planifikoni ditën tuaj, shanset për të përmbushur me sukses qëllimet tuaja janë të shumta dhe të sigurta.

6. Ata thonë JO

Jo, është një fjalë e fuqishme, e cila do të mbrojë mëngjeset tuaja të çmuara. Kur është koha për të thënë jo, shmangni frazat të tilla si “Unë nuk mendoj se mundem” ose “Nuk jam i sigurt.” Duke thënë jo për një angazhim të ri ju respektoni zotimet tuaja ekzistuese dhe koha juaj e mëngjesit është një angazhim i rëndësishëm. Hulumtimet e kryera në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko treguan se sa më shumë vështirësi të keni për të thënë jo, aq më shumë do të përjetoni stres, lodhje dhe madje depresion.

Ndërkohë strategjitë e mësipërme janë të provuara dhe të vërteta, ju duhet të ndërtoni një rutinë me aktivitete të tjera që funksionojnë për ju.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: As mos të të shkojë mendja ta kopjosh! Përmbajtja është e mbrojtur!!