Pesë vjet më parë Indira Mujaj u përjashtua nga puna si shërbyese civile në Policinë e Kosovës për shkak se ajo vendosi që të mbulohet.

Mujaj për këtë ushtroi padi në Gjykatën Themelore e cila dy ditë më parë i dha të drejtën dhe me një aktgjykim obligon Policinë e Kosovës që ta kthejë në punë.

Kështu, gjykata obligon Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet vijuese:
▪︎ Të kthejë Indirën në vendin e njejtë apo të ngjajshëm të punës me të gjitha të drejtat dhe obligimet që rrjedhin sipas kontratës së fundit të punës;
▪︎ Të ia kompenzojë Indirës të ardhurat personale nga data e ndërprerjes së marrëdhënies së punës (2015) e deri në datën e kthimit të saj në vendin e punës.
Ky vendim, me arsyetim të detajuar, të qartë dhe të thuktë, i dhënë nga gjykata, do të jetë një precedent me peshë të paçmueshme gjatë trajtimit të rasteve të njejta apo të ngjajshme të ushtrimit të lirisë për manifestimin e fesë nga zyrtarët publikë në institucionet publike.
Përpjekja e pamposhtur e Indirës për drejtësi, do të jetë burim motivimi për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk rreshtin së kërkuari të drejtat e tyre duke sfiduar praktikat diskriminuese brenda familjes, të shoqërisë apo të vet shtetit.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.