Godina afër një xhamie në Angli vandalizohet me parulla islamofobe

Një ndërtesë afër një xhamie në jug të Londrës u vandalizua me parulla islamofobe, tha policia britanike të enjten.

0
Photo nga AA

Policia ka siguruar perimetrin e një ndërtese pranë Qendrës Kulturore Islamike në North Brixton në Mbretërinë e Bashkuar pas raportimeve për “parulla antislamike” në muret e një ndërtese aty afër.

“Jam i neveritur nga parullat islamofobike që janë pikturuar pranë Qendrës Islamike në North Brixton,” shkroi në Twitter kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan .

Ai tha se Policia Metropolitane ka punuar me Këshillin e Lambeth për t’i hequr ato, “por më lejoni të jem i qartë: të gjitha paragjykimet janë të poshtra dhe kriminelët do të përballen me forcën e plotë të ligjit”.

Miqdaad Versi, nga Këshilli Mysliman i Britanisë (MCB), tha se ishte “shqetësuese të dëgjosh për këtë incident racist”.

Incidentet islamofobike janë rritur në mënyrë të konsiderueshme pas sulmeve terroriste në Londër dhe Manchester në 2017 dhe ato u nxitën më tej për shkak të një numri faktorësh, të tilla si Brexit dhe përhapjes së grupeve të ekstremit të djathtë që përhapin keqkuptime për emigracionin dhe besimin.

Kishte një debat të nxehtë parazgjedhor pasi MCB, organi më i madh mysliman i Mbretërisë së Bashkuar, shumë herë i kërkoi udhëheqjes së Partisë Konservatore që të merrej me çështjen e Islamofobisë brenda partisë dhe të hetonte anëtarët e akuzuar për islamofobi.

Komente islamofobike nga anëtarët e partisë dhe këshilltarët e Toryt u gjetën në internet, mku disa kanë bërë thirrje për bombardimin e xhamive, dhe të tjerët kanë bërë komente raciste për Khanin dhe sekretarin e brendshëm të Toryt Sajid Javid.

Kryeministri britanik Boris Johnson premtoi një hetim për çdo krim të urrejtjes dhe incidenteve raciste në partinë e tij përpara zgjedhjeve të 12 dhjetorit, me të cilat ai pati një fitore dërrmuese dhe mori shumicën në Dhomën e Komunave.

Johnson është akuzuar më herët për islamofobi kur ai krahasoi gratë që veshin veshje islame me “hajdutët e bankave dhe kutitë e letrave”.

Komentet e tij shkaktuan një indinjatë kombëtare, por një hetim i brendshëm Konservator e nxori të pafajshëm./AA

Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.