Të dielën e kaluar në mbrëmje 36-vjeçarja Mounia Ouyahia u godit për vdekje me thikë nga një burrë ndërsa ishte jashtë duke ecur me foshnjën e saj 2 muajshe, në mes të Brukselit. Ajo po kthehej nga një vizitë tek vëllai i saj. Më vonë u dërgua me urgjencë në spital por vdiq nga plagët e marra. Foshnja e saj nuk u dëmtua në sulm, madje për të u përkujdesën njerëzit në vendngjarje para se shërbimet shoqërore ta merrnin atë dhe ta dërgonin përsëri në shtëpi tek babai dhe vëllezërit e motrat e saj 8 dhe 11 vjeçe të cilët do të rriten tani pa nënë.

Më vonë po atë mbrëmje u kap një i dyshuar. Ai është një 21-vjeçar me probleme të shëndetit mendor. Personi në fjalë kë një seri krimesh të mëparshme të regjistruara në emër të tij. Avokati i tij Eddy Kiaku tha në seancën e së premtes se “ështe e vërtetë që klienti im është i njohur nga policia për veprat e mëparshme. Por këto janë gjëra të vogla dhe nuk mund të krahasohen me ato për të cilat ai tashmë dyshohet dhe mohon çdo përfshirje me sulmin në fjalë”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.