Pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit, shumë qytetarë të këtij vendi janë të pasigurt për të ardhmen e tyre.

Një prej tyre është edhe Shamsia Hassani, një piktore që konsiderohet si artistja e parë femër e rrugës e Afganistanit.

Punimet e saj nuk tregojnë vetëm rolin e femrës në një shoqëri të dominuar nga meshkujt, por pasqyrojnë edhe lu ftën që ka rrënuar atdheun e saj.

“Unë nisa të bëja graffiti për të mbuluar me ngjyra muret që janë “rrahur” nga lu fta në vendin tim. Ngjyrat mbulojnë historitë e trishta të luf tës dhe njerëzit mund të shikojnë gjëra të reja në vend të vrimave që kanë hapur pl*mbat”, shprehet Shamsia.

Mund t’ju interesoje edhe :

Por, nuk ka qenë e lehtë për të që të vizatonte në vende publike: “Njerëzit në Afganistan nuk janë kundër artit, por janë kundër aktiviteteve të femrave.

Kur më shikonin në rrugë duke bërë graffiti, thonin fjalë të këqija dhe më mallkonin. Vetëm 15 minuta mund të pikturoja në rrugë sepse më shumë se kaq nuk ndihesha mirë.

Kështu që largohesha pa e mbaruar pikturën ose bëja diçka të thjeshtë. Nëse do të kisha mundësi të punoja e qetë për 2-3 orë, do të kisha bërë gjëra më të bukura”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.