Saharawitë janë një popullsi me origjinë nga Saharaja Perëndimore, e cila për vite me radhë ka luftuar kundër sundimit maroken, e imponuar pa pëlqimin e Kombeve të Bashkuara pas dekolonizimit të sundimit spanjoll. Kampet e refugjatëve të sahrawitve janë të vendosura në zemër të Algjerisë, afër Tindouf, në kufirin me Marokun. Sidoqoftë, konflikti i armatosur luajti një rol qendror në promovimin e hapësirave të autonomisë për gratë sahrawi të cilat janë bërë protagoniste të ndryshimit

Kush janë Sahrawitët?

Sahrawitët janë një popull nomad i refugjatëve politikë që kanë jetuar në shkretëtirën e Algjerisë për më shumë se dyzet vjet. Origjina e tyre mund të gjurmohet që nga imigrimi i arabëve Maquil nga Jemeni dhe takimi i tyre me fiset nomade berbere. Sahrawitë janë muslimanë suni dhe flasin gjuhën Hassaniya, të ngjashme me arabishten standarde moderne.

Ky realitet i ka lejuar gratë sahrawi të gjejnë hapësira të mëdha për t’u shprehur në sferën publike dhe private: është pikërisht gjat konflikteve që gratë menaxhojnë shpërndarjen e ndihmës ushqimore, shërbimeve shëndetësore dhe arsimore. Gratë Sahrawi, me rrobat e tyre shumëngjyrëshe, janë shpirti i këtij vendi, forca politike dhe vendimmarrëse.

Nga pikëpamja politike, gratë sahrawi kanë përjetuar një ndryshim të rëndësishëm në rolet e luajtura brenda një shoqërie tradicionale nomade. Ndërsa burrat ishin në luftë, gratë ishin përgjegjëse për krijimin dhe organizimin e kampeve, themelimin e shkollave, kopshteve dhe qendrave shëndetësore. Ky revolucion i ka lejuar ato të marrin pushtetin politik dhe shoqëror të vendimmarrjes brenda projektit politik për çlirimin dhe pavarësinë e Saharasë Perëndimore. Gratë sahrawi kanë qenë protagoniste të një procesi të fuqizimit kolektiv që i shpëton paradigmës së përgjithshme të dallimeve gjinore dhe që u jep grave role të reja për të luajtur.

Që nga fillimi i procesit revolucionar në 1973, prania e gruas sahrawi ka marrë një rol qendror në luftën anti-koloniale. Lufta dhe më pas mërgimi kërkoi që gratë të merrnin përsipër administrimin e kampeve, duke marrë role dhe përgjegjësi gjithnjë e më të rëndësishme. Lufta transformoi jetën e grave sahrawi, duke u dhënë atyre një autonomi më të madhe dhe duke transformuar imazhin e grave dhe (vetë)përfaqësimin e saj .

Gjatë 40 viteve të konfliktit, populli Sahrawi ka krijuar struktura politike, ekonomike dhe sociale me një konfigurim specifik administrativ. Gratë ishin protagoniste në krijimin e këtyre strukturave që iu përgjigjën nevojave të popullatës dhe mbështetën shoqërinë Sahrawi. Kjo pjesëmarrje aktive e grave gjatë gjithë procesit ndikoi në rolin që gratë luajtën në jetën politike, ku ato filluan të mbanin pozicione me përgjegjësi publike dhe të ishin pjesë e strukturave politike dhe administrative të krijuara në kampe.

Unioni i Grave Sahrawi po luan një rol të rëndësishëm në promovimin e pjesëmarrjes së grave në hapësira të ndryshme politike, socio-kulturore dhe profesionale me qëllim që gratë të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes dhe në ndërtimin e një shoqërie demokratike me mundësi të barabarta. Një tipar tjetër dallues i kësaj organizate dhe i grave sahrai ishte aftësia e tyre për të përhapur projektin e tyre paqeruajtës në nivel ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.