A e njihni këtë grua? Është ajo që i poshtëroi, përuli rusët.. është ajo ku emrin e saj edhe sot e kësaj dite, rusët nuk e kanë harruarr..

Është një heroinë që nuk u ngjan heroinave të përrallave.. Jetonte në një prej lagjeve të Erzurum, në Alazizija të Perandorisë Osmane. Lagjia ku banonte Nene Hatun, ishte në afërsi të një prej kalave që mbronte qytetin prej sulmeve të hordhive ruse. Në natën e 7 nëntorit të vitit 1877, pasi arritën të vrisnin të gjithë rojet e kalasë, rusët arritën të kalonin bedenat e kalasë. Njëri prej mbrojtësve të kalasë ishte edhe vëllai i Nene Hatun, me emrin Hasan i cili vdiq si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Kur mori vesh në mëngjesin e ditës tjetër Nene Hatun se rusët kishin zaptuar të gjithë kalanë, e puthi në ballë të vëllain e vdekur dhe vedosi të hakmerrej për vëllanë e saj, për vatanin e plagosur e mbi të gjitha të luftonte për Allah!

Ns shtspi la vajzsn e vogël 3 muajshe në kujdestari të një mëkonjëse, e ku lotët e Nenes u përzien me lotët e vajzës për shkak të ndarjes. Iu bashkangjit njerëzve të cilet kishin vendosur të hakmerreshin, të luftonin për fenë e tyre, per vatanin e tyre, prej invazionit rus. Në luftë mori pushkën e vëllait të saj të vrarë, si edhe një sëpatë.

Megjithëse sulmet të cilat ndërmorën civilet ku shumica e tyre përbehej prej grave dhe pleqve të armatosur me sëpata dhe vegla bujqësore, në sytë e ushtrisë ruse ajo dukej ushtria më e fortë në botë.

Në sulmet që organizuan banorët e qytetit kundër sulmeve ruse, në krye qendronte Nene Hatun e cila vraponte me një shpejtësi marramendëse aq sa ua kalonte të gjithëve, dhe në dorë mbante pushkën dhe sepatën e saj, e pavarsisht se ajo ishte e vetëdishme se këto janë armë të thjeshta për të përballuar sulmin me armë të rënda të ushtrisë ruse, ajo e dinte se Allahu ishte me atë kundër mizorisë dhe pushtimit rus..

U pergatit ushtria ruse për betejë por duke e ditur mirë se në këtë betejë nuk është se do përballeshin me armë të renda apo artileri, por po përballeshin me zemrat dhe besimin e atyre njerëzve që ishte i fortë si malet dhe hekuri, e filloi beteja ku humbën jetën me qindra banorë prej plumbave të ushtrisë ruse, por në fund fitoi këmbëngulja e tyre, besimi i tyre. Arritën të hynin brenda kalasë ku thyen dyert e saj, dhe filloi beteja kundër ushtarëve rus që mbroni kalanë nga brenda, një betejë qe u zhvillua me sëpata, thika e duar. E në fund u vranë mbi 2000 ushtarë rus dhe pjesa tjetër ikën të tmerruarr.

E gjeten Nenen pertokë ku kishte humbur vetëdijen, me duar të mbushura me gjak dhe ku shtrëngonte sepatën fort. Të gjithë e pranuan se ajo ishte më shumë se një heroinë. U bë simboli i guximit jo vetëm në Turqi, por edhe në Rusi e mbarë boten. Në vitin 1952 gjenerali amerikan Ridgeëay kur vizitoi Turqinë dëshironte të takonte edhe heroinën Nene Hatun. Pasi e takoi e pyeti: “Nëse të jepej mudësia për luftë përsëri, a do merrje pjesë? Ajo u pergjigj: ”Sigurisht që do merrja pjesë..

Kështu, i vunë epitetin ” Nëna e ushtrisë së tretë” dhe iu akordua titulli “Zonja Nënë”, dhe vdiq në vitin 1955

Perktheu: Klodiana Xhaferraj

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.