Projekti Hatemeter (Hate speech tool for monitoring, analysing and tackling Anti-Muslim hatred online) synon të klasifikojë, të rrisë dhe të përhapë njohuritë në lidhje me urrejtjen anti-muslimane online, si dhe të rrisë efikasitetin dhe dobinë e veprimarisë së organizatave jo-qeveritare në parandalimin dhe luftimin e islamofobisë në nivel europian. 

Ndërtimi i një platforme të tillë është një mundësi e mirë për vlerësimin dhe diskutimin e strategjive të reja për luftimin e fenomenit: islamofobia dhe gjuha e urrejtjes shpaloset e shfrenuar sidomos në internet. Këtë e konfirmon raporti europian mbi islamofobinë për vitin 2019. Nga ky raport zbulohet se muslimanët janë ndër viktimat e para të gjuhës së urrejtjes në Europë. 

Platforma është menduar posacërisht për ata subjekte që punojnë në sektorin e antidiskriminimit, duke nisur nga organizatat jo-qeveritare. 

Ky instrument së bashku me rezultatet e arritura prej tij janë prezantuar në konferencën përmbyllëse me titull “Parandalimi dhe luftimi i islamofobisë dhe gjuhës së urrejtjes online: platforma Hatemeter”.

Pas pjesës së parë të dedikuar rezultateve kryesore dhe prezantimit të kësaj platforme, tavolina e rrumbullakët, e përbërë nga ekspertë të inteligjencës, të akademisë dhe medias, diskutuan rreth temës : “Strategjitë e reja për luftimin e gjuhës së urrejtjes online”.

Projekti europian Hatemeter, i koordinuar nga Universiteti i Trentos ne Itali, ka patur si partner mbështetës Fondazione Bruno Kessler (FBK), Teesside University (UK), University Toulouse1 Capitole (FR), si dhe tre organizmat jo-qeveritare Amnesty International, Stop Hate UK (UK), Collectif contre l’islamophobie en France (FR). Gjuhët zyrtare të përdorura gjatë punës për projektin kane qënë: italishtja, anglishtja dhe frengjishtja. Hatemeter është një instrument teknologjik i cili monitoron dhe analizon në mënyrë automatike të dhëna nga interneti dhe rrjetet sociale mbi shfaqjen e urrejtjes antimuslimane, si dhe falë inteligjencës artificiale është në gjendje të prodhojë përgjigje dhe sugjerime në mbështetje të kundërpërgjigjeve dhe fushatave sensibilizuese.

Funksionimi i kësaj platforme bazohet mbi kombinimin e teknikave që përfshijnë procesimin e gjuhës njerëzore, nxënia automatike dhe afishimit të rezultateve në një kontekst big data.

Platforma është vënë në provë nëpërmjet eksperimentimeve të kryera në Itali, France dhe Mbretërinë e Bashkuar nga rreth 200 operatorë dhe vullnetarë të partnerëve OJQ të projektit.

Versioni final i Hatemeter është prezantuar dhjetorin e kaluar në Toulouse në praninë e akademikëve, hulumtuesve shkencor, funksionarë dhe agjentë të policisë në mënyrë që të përhapen njohuritë në këtë drejtim, kompetencat dhe mjetet e duhura. E gjithë kjo me qëllim që të përthithet një vlerësim i jashtëm mbi metodologjinë dhe platformën, të mblidhen sugjerime të reja për të parandaluar dhe luftuar gjuhën e urrejtjes anti-muslimane online.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.