Gjigandi suedez i veshjeve H&M tha të martën se po i jepte fund marrëdhënies së tij me një prodhues kineze mendafshi për shkak tëakuzave për “punë të detyruar” ku është e përfshirë pakica etnike dhe fetare nga provinca Xinjiang e Kinës. Kompania e modës theksoi se nuk punonte me asnjë fabrikë veshjesh në rajon dhe se nuk do të merrte më pambuk nga Xinjiangu, e cila është zona më e madhe e Kinës për rritjen e pambukut.

Një raport nga think-tanku  Instituti Australian i Strategjisë Strategjike (ASPI), botuar në mars, vinte në dukje se H&M ishte një nga përfituesit e një programi transferimi të punës së detyruar përmes marrëdhënies së tyre me fabrikën e prodhuesit të fijeve të ngjyrosura Huafu në Anhui. Sidoqoftë, H&M tha në një deklaratë se kurrë nuk kishte pasur marrëdhënie me fabrikën në Anhui, e as me operacionet e Huafu-s në Xinjiang. Gjithashtu, H&M pranoi se ka një “marrëdhënie indirekte biznesi me një fabrikë” në Shangyu, në provincën Zhejiang, që i përket firmës Huafu Fashion.

“Ndonëse nuk ka të dhëna për punë të detyruar në fabrikën Shangyu, ne kemi vendosur që, derisa të kemi më shumë qartësi rreth akuzave për punë të detyruar, të heqim dorë brenda 12 muajve të ardhshëm nga marrëdhënia jonë indirekte e biznesit me Huafu Fashion Co, pavarësisht nga njësia dhe krahina.”

Kompania gjithashtu tha se kishte kryer “një hetim në të gjitha fabrikat e prodhimit të veshjeve me të cilat punon në Kinë duke synuar të sigurojë që ata nuk janë duke punësuar punëtorë … përmes asaj që raportohet si programe transferimi të punës ose skema punësimi ku puna e detyruar është një rrezik në rritje.”

Presioni ndërkombëtar mbi Partinë Komuniste në pushtet të Kinës po rritet për shkak të veprimeve të saj në rajonin e pasur me burime Xinjiang. Të hënën Bashkimi Evropian bëri presion ndaj Kinës që ajo të lejojë vëzhguesit e saj të pavarur në Xinjiang.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se mbi një milion ujgurë lëngojnë në kampe politike të riedukimit, të cilat Pekini i përshkruan si qendra të formimit profesional ku jepet arsim për të nxjerrë popullsinë nga varfëria dhe për t’u larguar nga “radikalizmi islamik”.

Kina thotë se kritikat për politikat e saj në Xinjiang janë të motivuara politikisht dhe se bazohen në gënjeshtra për atë që ndodh në objektet e mëdha që ka ndërtuar.

Të hënën doganat amerikane thanë se do të ndalonin një furnizim me produkte kineze, përfshirë pambukun, rrobat dhe produktet e flokëve që vijnë nga Xinjiangu për shkak të frikës se ishin bërë duke përdorur punë të detyruar.

Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.