Me 13 vjetorin e Pavarësisë dhe në nderim të gjithë atyre që humbën jetën për Kosovën, mësuesja nga Skënderaj Arbnora Fejza ka përfunduar veprën e saj të radhës, e cila pritet të marrë çmimi Guinness për herë të tretë në artin e origamit (arti me letër).

Flamuri me sipërfaqe plot 1216 metër katrorë, është një vepër që i kushtoi orë pune mësueses e cila e realizoi artin e saj në palestrën e një shkolle në Skënderaj.

Gjithë procesi i punës ka zgjatur mjaft, për arsye se janë të përgatitura 127.400 copë letra origami. Secila copë letre ka kërkuar 15 teknika arti origami, kështu që kam filluar që nga muaji korrik (2020), domethënë katër muaj me nga katër orë punë në ditë me Edonën (bashkëpunëtore) kemi realizuar të gjitha letrat. Ka qenë një proces i gjatë por tërë punën e kemi finalizuar brenda një dite, ditën e shtunë, më 6 shkurt, dhe flamuri është 1.216 metra katrorë.”-tha mësuesja.

Kur Guinnes konfirmoi arritjen, Arbnora tha se çmimin ia dedikon familjes Jashari.

 “Meqenëse për këtë rekord kam aplikuar në emër të Gjimnazit ‘Hamëz Jashari’, ky rekord i dedikohet gjithë dëshmorëve, familjes Jashari dhe gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës që ne të jetësojmë ëndrrat e tyre”, shtoi ajo në prononcim për median.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.