Sportistja e parë me hixhab në ekipin e kombëtares amerikane ka dënuar vendimin e Francës për të ndalur hixhabin gjatë garave sportive:

“Sot, Senati francez propozoi ndalimin e hixhabit në përfshirjen e garave sportiste në garat kombëtare, pra nuk lejojnë më sportistet femra që të veshin hixhabin gjatë këtyre garave.
Të qenit gruaja e parë muslimane me hixhab në Ekipin Kombëtar të SHBA-së ishte një udhëtim plot me sfida dhe pengesa, por kurrë nuk m’u mohua mundësia për të luajtur sport për shkak të besimit tim. Liria fetare është e drejtë njerëzore. Është e dhimbshme të shohësh se deri ku ka denigruar Franca dhe sa normale është bërë ksenofobia atje.
Kampionati im i parë botëror u zhvillua në fakt në Paris, Francë, dhe konkretisht në Grand Palais dhe një nga kujtimet e mia më të gjalla për atë konkurs ishte mbështetja që mora nga të gjithë muslimanët francezë dhe hixhabi im shërbeu si një shënues i besimit të përbashkët.
Çdo grua duhet të jetë e lirë në zgjedhjen e saj për të veshë atë që do dhe mundësinë të luajë sport, pavarësisht besimit të saj. Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të denoncojmë ashpër diskriminimin në të gjitha format e tij.” u shpreh ajo në profilin e saj në Facebook

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.