Ide për një Ramazan të veçantë për fëmijët tuaj

0

Ramazani po afron dhe për të gjithë ato që janë prindër, Ramazani sjell me vete edhe një dëshirë të madhe për ta bërë këtë muaj sa më të dashur për fëmijët e tyre. Dëshiroj të ndaj këtu disa këshilla për t’i përgatitur fëmijët tonë për ardhjen e Ramazanit.

Përkundër vendeve muslimane ku atmosfera e Ramazanit është prezent kudo qoftë nëpër rrugë, televizione dhe në mesin e njerëzve në përgjithësi, në vende jo-muslimane kjo atmosferë është shumë pak prezente. Shpesh herë më ankohen prindër se sa të vështirë e kanë kur vijnë krishtlindjet apo festa të tjera ndërsa kur vjen Ramazani apo Bajrami ç’do gjë kalon si pa rënë në sy.

Nuk dua të them se tani duhet t’i përvishemi punës që t’u bëjmë konkurencë feve të tjera por dua të shpreh këtu shqetësimin tim për një fenomen për të cilin fëmijët e vuajnë shumë.

Ja them këtë atyre që kanë aftësi punëdore: personalisht nuk di të qep në makinë dhe nuk kam as një nga ato kutitë plotë gjëra për punë dore. Gjithashtu jam shumë e zënë  si shumica prej jush me punë dhe vullnetarizëm dhe me obligimet familjare. Megjithatë na duhet vetëm pak entuziazëm dhe dëshira e mirë për fëmijë të udhëzuar.

Idetë që do ju servir kanë ardhur si rezultat i eksperimenteve ndër vite: janë shumë të thjeshta për tu realizuar madje ju mund t’ua lini fëmijëve t’i bëjnë vetë. Në të shumtën e rasteve janë të ideuara për të pasur një përfshirje të të gjithë familjes me këtë rast : kujtime krijohen, nisin tradita të reja familjare, mësohen gjëra të reja dhe rritet dhe besimi.

1) Blini dekorime

Zbukurimet zakonisht të bëjnë të rikujtosh që ditë të veçanta po afrojnë. Në fillim kam pas marrë disa lloj dekorime që mezi i shihja për 30 ditë rrjesht kështuqë merrni diçka të veçantë tërheqëse dhe jo dekorime tipike të festive të tjera .Ne përdorim në shtëpinë tonë një dritë nate e cila ndryshon gjyra ç’do disa minuta dhe e kemi bërë si traditë që ta ndezim sa herë zgjohemi  për syfyr meqenëse është dhe dritë e lehtë dhe e përballueshme për atë lloj orari sidomos kur i sheh sytë e fëmijëve gjysëm të mbyllur e gjysëm të hapur. Kam vënë dhe disa neone plotëngjyrësh kinezë në dhomën e ndenjes që i japin një pamje të veçantë dhe atmosferë festive.

2) Përpilo një kalendar për Ramazanin

Të shënosh datat e kalendarit nuk është ndonjë kënaqësi e madhe për fëmijët. Për këtë arsye kam ideuar një kalendar me xhepa të vegjël ku dhe kam futur nga një mesazh të shkurtër si dhe një ëmbëlsirë ose një hurmë. Mesazhet duhet të ndryshojnë në varësi të moshës për shembull për më të vegjëlit shkojnë shënime të tipit: “ Allahu i do fëmijët që sillen mirë” ;“Në Ramazan të rriturit agjërojnë nga agimi deri në mbrëmje” ndërsa për më të rritur mund të shkruani ajete kuranore ose hadithe. Fëmijët duhet të presin deri në iftar për t’i marrë mesazhet bashkë me dhuratën. Kjo për arsye se i shtohet entuziasmi për këtë moment të veçantë të ditës por nga ana tjetër mësohen me kalitjen e durimit që është një ndër mesazhet e shumta të vetë Ramazanit.

3) Planifiko objektivat e Ramazanit

Të gjithë ne kemi nevojë të përcaktojmë objektiva për këtë muaj sepse përndryshe vjen e shkon pa u kuptuar dhe në fund nuk kemi arritur ndonjë ndryshim. Është e rëndëssishme që dhe fëmijët të edukohen me këtë lloj fryme sepse dhe kur të rriten do e kenë më të qartë qëllimin që përmban në vetëvete ky muaj.

Për fëmijët e vegjël disa objektiva mund të jenë: “Të ndihmoj mamin çdo ditë”; “Të mësoj 3 sure të reja gjat gjithë muajit”; “Të mësojë një dua të re”; “të argjërojë gjysë ditë të hënë dhe të ejnten” etj.

Për më të rriturit objektivat dhe qëllimet mund të jenë më të gjata psh. një faqëshe pra 30 faqe për të gjithë muajin. Një mënyrë e mirë është që të blesh një bllok ose ditar të përshtatshëm për moshën dhe të nxisësh fëmijët e tu adoleshentë që ta plotësojnë atë për çdo ditë duke shkruar ndonjë ndjesi për Ramazanin qoftë nga përditsmëria qoftë kreativitet të tipit poezi e prozë. Në këtë pikë fëmijët çalojnë pak se jo të gjithëve u pëlqenë të shkruajnë dhe për t’i motivuar organize ndonjë konkurs për ditarin më të mirë ose nëse është i vetmi adoleshent i familjes atëherë motivoje me ndonjë dhurat në fund. Nëse është ditar mund ta kontrollosh ecurinë por jo përmbajtjen sepse fëmijët në këtë moshë janë shumë të ndjeshëm ndaj privatësisë së tyre.

4) Nxiti që të japin sadaka

Ramazani është koha më ë përshtatshme që ti t’u mësosh fëmijëve për sadakanë. Sadakaja mund të jetë në forma të ndryshme: të dhurojnë nga kursimet e tyre, të ndajnë ushqimin me të tjerët, të japin mundin e tyre për të gatuar ndonjë gjë për të dhuruar për iftar për fqinjët, të falin rroba që nuk përdorin më etj.

5) Kutia e sadakasë

Vendos një kuti dhe sigurohu që fëmijët të shohin prindërit që hedhin lekë në të por jo e kundërta: dmth kur fëmijët të japin kontributin e tyre duhet që ta bëjnë në fshehtësi se kështu dhe edukohen me të dhënurit me sinqeritet. Mos i detyro ato por folju shpesh për dobitë dhe vlerat e sadakasë. Përkujtoja fëmijës tënd që të gjitha ato mirësi që ka shumë fëmijë të tjerë nuk i kanë.

6) Daveti/thirrja

Në përgjithësi fëmijët dëshirojnë që ta ndajnë këtë muaj edhe me të tjerët por nuk dinë se si: një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë përgatitja e disa biskotave në formë xhamie (vetem kupolë dhe minare se është më thjeshtë për t’u realizuar) ose me gjysem hënë dhë yll. Këto mund t’ua dhurojë mësueses dhe shokëve të shkollës të shoqëruar me një shënim të vogël në lidhje me Ramazanin dhe sidomos me një buzëqeshje, e cila është  sadaka më vete.

7) Tabela e falenderimit

Vendos në një kënd të shtëpisë një tabelë ku të gjithë mund të shkruajnë falenderime për Zotin për ndonjë mirësi të caktuar dhe kjo mund të bëhet psh në këtë formë: “Elhamdulilah për fëmijët e mirë që më ka dhënë Zoti” “Elhamdulilah për shëndetin që gëzojnë anëtarët e familjes time”

Kjo lloj tabelë shërben për t’i edukuar fëmijët të jenë mirënjohës dhe gjithashtu për t’u ndërgjegjësuar për mirësitë që i rrethojnë.

8) Tenda e Itikafit

Kjo është një mënyrë e mirë për t’u shpjeguar fëmijëve itikafin-tërheqien, distancimin nga bota që na rrethon. Kjo tendë mund të mbushet me libra për fëmijë por vetëm fetarë si për jetën e profetëve, mrekulli kuranore etj. Mund të vihet një sexhade si dhe rroba për falje. Duhet të jetë një vend intim ku të rriturit nuk lejohen të hyjnë por nuk lejohet as të luhet me cellular tablet apo të ngjashëm. Qëllimi është veçimi nga bota që na rrethon e sidomos nga ato që na mbajnë larg përkujtimit të Zotit.

Ka plot mënyrë ta ngjashme për ta bërë Ramazanin një muaj sa më të gëzueshëm për fëmijën tënd: mjafton që gjërat të bëhen familjarisht dhe me qëllim të pastër. Dhe mos harroni se nuk është problem nëse nuk keni aftësi të mira punë dore, fëmija do të mbaj mend atë çfarë ka mësuar nga mesazhi që përcjell ky muaj dhe më e rëndësishmja koha që ka kaluar me familjen dhe aktivitet e dobishme.

Susan Carland sapo ka doktoruar në degën e Socilogjisë në Monash University, është drejtoreshë në Medresenë  Bene Kids dhe drejton emisionin radiofonik “Assumptions/supozimet” në ABC Radio National.

Muslimanja.com 

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.